ARCHICAD WEBINAR: #rriNshpi, #punoNshpi me BIMcloud as a Service

Punoni nga Shtëpia?

Webinarin FALAS me titullin “#rriNshpi, #punoNshpi me BIMcloud as a Service” e organizuar nga archiEDU është mbajtur Online me 1 Maj në ora 17:00, Në këtë webinar është diskutuar se si ta konfigurojmë BIMcloud as a Service dhe si t’i migrojmë projektet aktuale nga ARCHICAD në këtë platformë e cila na mundëson të punojmë në TEAM dhe të qëndrojmë produktivë ndërsa punojmë nga shtëpia.

Banner_Facebook_02.jpg

Pse BIMcloud as a Service?

BIMcloud as a Service, mundëson punë të shpejtë dhe të sigurt me TeamworkARCHICAD, dhe është fleksibile e cila i përshtatet çfardo numri të ekipit si dhe çfardo lloji dhe madhësie të projektit, duke siguruar punën e pandërprerë të ekipit që punojnë nga shtëpia në lokacione të ndryshme, pavarësisht distancës ndërmjet tyre.

Ky WEBINAR rekomandohet për Arkitektët, BIM menaxherët dhe udhëheqësit e kompanive projektuese.

Temat kryesorë:

  • Kuptimi i platformës BIMcloud as a Service

  • Aktivizimi falas i BIMcloud as a Service

  • Hapat elementare për konfigurimin e BIMcloud

  • Migrimi i projekteve në BIMcloud as a Service

Kohëzgjatja: 45 minuta + 15min Pyetje/Përgjegje

Gjuha: Shqip

Platforma e Prezantimit: ZOOM

Kërkesat teknike: internet connection, platforma ZOOM

Nurmi i personave të regjistruar: - 218

Numri i personave që kanë ndjekur WEBINAR-in - 97

Webinar re·cap

PART 01

  • Çka është BIMcloud as a Service

  • Cilat janë përparësitë e BIMcloud as a Service.

  • Si të regjistrohem dhe të përfirtojmë 60 ditë FALAS

  • Si ta konfigurojmë BIMcloud dhe të vazhdojmë punën nga shtëpia.

PART 02

  • Ri-lidhja e vizatimeve të kashtme

  • Migrimi i librarive në BIMcloud as a Service

  • Migrimi i projektit në BIMcloud as a Service

  • Ri-lidhja e Hotlinks dhe Mooduleve

Statistikat

Pjesëmarrësit në WEBINAR sipas profesionit

Bazuar në numrin e personave të Regjistruar në archiEDU.com

Përdorimi i Teamwork sipas pjesëmarrësve

Bazuar në përgjigjet e personave që kanë aplikuar në archiEDU.com

FAQ / Pyetjet e shpeshta

Sa është kostoja normale e një licensës së BIMcloud as a Service dhe sa e ka kohëzgjatjen?

Licensa për BIMcloud as a Servicë është FALAS për 60 ditë. Kjo është mundësuar nga GRAPHISOFT dhe archiEDU, në mënyrë që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më lehtë këtë kohë të pandemisë duke respektuar rregullat për distancim dhe të qëndrojmë në shtëpi duke punuar,

Kosto normale për një licensë të BIMcloud as a Service është 68€ për person me kohëzgjatje për një muaj.

Nëse i kemi 10 licenca të ARCHICAD, por pas kohëzgjatjes prej 60 ditë (falas) vendosim t’i paguajmë vetëm 2 licenca BIMcloud as a Service, kjo na mundëson që vetëm 2 users të kenë çasje njëkohesisht në projektet që janë share në BIMcloud as a service.

Teoritikisht Po, Por praktikisht nëse i posedoni 2 licensa për BIMcloud as a Service, në të njejtën kohë mund t’i shfrytëzoni edhe për më shumë se 2 usera (përdorues), por jo më shumë se 2 usera në të njejtin projekt

Pse gjatë punës me Teamwork në ARCHICAD në Layouts njërit user (përdorues) ju paraqitet opsioni “Free for Reservation” ndërsa userave tjerë i paraqitet “No Access Right”?

Çdo user apo përdorues që është i regjistruar në BIMcloud kanë role të ndryshme me privilegje të ndryshme. Ato mund të jenë Lead Architect, Architect, Draftsman apo Viewer.

P.sh. Lead Architect i ka të gjitha privilegjet, ndërsa roli Architect mund të krijojë Layouts të reja, mirëpo jo edhe t'i modifikojnë apo fshijnë ato. Privilegjet e Roleve mund të menagjohen dhe të konfigutohen sipas nevojës së kompanisë në BIMcloud.

'Bimcloud as a Service' a ofron të dhënat për activities me më shumë detaje në krahasim me BIMcloud basic?

BIMcloud dhe BIMcloud as a Service ekziston edhe funksionin ACTIVITIES për dallim nga BIMcloud Basic, mirëpo në rastin e BIMcloud as a Service, në këto aktivitete nuk kemi qasje ne por vetëm GRAPHISOFT. Aktivitetet në fjalë monitorojnë performancën e përgjithshme të mbarvajtjes së serverave, procesorëve, disqeve, etj, por jo edhe aktivitetet e përdoruesve në projekt.

Si funksionon çështja e backup-it në BIMcloud as a Service? Cilat janë mundësitë e konfigurimit të backup-it automatik periodik?

Çdo projekt në BIMcloud as a Server, **Backup** rruhen në mënyrë automatike dhe atë në dy formate: PLN dhe BIM Project.

By Default projektet ne formatin PLN rruhen çdo ditë nga 1 kopje (10 kopjet e fujdit janë në dispozicion për download) si dhe në formatin BIM Project rruhen çdo 4 orë nga një kopje (5 kopjet e fundit janë në dispozicion për download). Numri i kopjeve te BACKUP mund të konfigurohet që t’i rruaj deri je 100 kopje për të dyjat formate, PLN dhe BIM Project.

Opsioni Reservation assistant, a gjendet edhe në BIMcloud basic apo vetëm në BIMcloud as a Service?

Reservation Assistance është funksion shtesë për BIMcloud dhe BIMcloud as a Service. Pra, në versionin BASIC nuk është në dispoziciom.

Reservation Assistance na mundëson rezervimin automatik të ementeve që janë të lira.

A ekziston mundësia me u ruajt' një kopje e fajllit psh çdo javë si kopje PLN që mundesh me ju kthy më pas (sikur version më i vjetër i tij nga fajlli aktiv)?

Po, by Default projektet ne formatin PLN rruhen çdo ditë nga 1 kopje, ku 10 kopjet e fujdit janë në dispozicion për download. Numri i kopjeve te BACKUP mund të konfigurohet që t’i rruaj deri je 100 kopje.

Çka ndodhë para se të skadoj oferta 60 ditëve FALAS e BIMcloud as a Service. A do të ngarkohet kredit kartela ime në mënyrë automatike?

Ju do të njoftoheni disa herë me email para se të skadojë periudha juaj 60 ditore falas. Mund ta ndërpreni atë apo edhe të modifikoni numrin e licensave për të vazhduar këtë servis edhe pas kësaj periudhe.

Sa kohë do të jetë në dispozicion oferta falas? A mund të fillojë këtë shërbim edhe pas një muaji?

Ende nuk është vendosur - GRAPHISOFT planifikon që kjo ofertë të jetë në dispozicion për aq kohë sa situata pandemike COVID-19 e justifikon punën nga shtëpia.

A mund ta ndryshoj numrin e licencave të BIMcloud as a Service edhe pasi që kam filluar tashmë të përdori këtë shërbimin?

Po, ju mund të ndryshoni numrin e licensave kurdo që keni nevoj nëpërmjet faqes https://workfromhome.graphisoft.com.

Nëse shtoni më shumë licensa ato do të jenë aktive menjëher gjatë ditës, ndërsa nëse zvogëloni numrin e licensave, ndryshimet do të realizohen pas ciklit mujor 30 ditor nga dita kur keni filluar këtë shërbim.

Kam provuar të regjistrohem për këtë shërbim që ofrohet FALAS (BIMcloud as a Service), por nuk ka qenë e mundur të vazhdoj procedurën e regjistrimit me GRAPHISOFT ID aktuale që e posedoj. Më është sugjeruar që të krijojë një GRAPHISOFT ID të re. Pse?

Kjo ndodh sepse GRAPHISOFT ID juaj ekzistuese është e lidhur me kompaninë e juaj e cila ndodhet jashtë shtetit të Anglisë. Faqja ku mundësohet shërbimi falas për BIMcloud as a Service teknikisht operon në Angli, dhe për këtë arsye, duhet të krijojmë një GRAPHISOFT ID e cila është e regjistruar në Angli. Ky është një kufizim teknik që GRAPHISOFT është duke punuar në mënyrë aktive për ta eliminuar këtë problem.

Cilat versione të ARCHICAD-it janë kompatibil me BIMcloud as a Service?

BIMcloud as a Service suporton verzionet e ARCHICAD 20, 21, 22 dhe 23.

Nëse pas periudhës 60-ditore falas, vendosi të anuloj këtë shërbim të BIMcloud as a Service, a ekziston mundësia që t'i transferoj projektet përsëri në serverin e zyres?

Pas anulimit të shërbimit BIMcloud as a Service, ju do të keni qasje si administrator 14 ditë në projektet dhe informatat tjera që ndodhen në BIMcloud. Të gjitha informatat mund t'i exportoni në kompjuter dhe pastaj t'i importoni ato në BIMcloud ose BIMcloud Basic në zyren tuaj.

Ju gjithashtu mundeni që projektet e juaja gjatë punës thjesht t'i ruani si .PLN fajlla drejtpërdrejt nga ARCHICAD.

Nëse gjatë punës, interneti përkohësisht nuk funksionon, çfarë ndodh me projektin?

Gjithmonë një kopje e fajllit të projektit që jeni duke punuar është e ruajtur edhe lokalisht si "local cache" fajll. Nëse e humbni lidhjen me serverin/internetin (ARCHICAD kthehet në "offline mode") dhe është praktikë e mirë që ta ruani fajllin si .PLN vetëm që ta keni si Backup. Ju mund të vazhdoni punën dhe në "offline mode" deri sa të ri-lidheni prarp pas një kohe të caktuar me serverin dhe t'i sinkronizoni informatat me server.

VËREJTJE. Ruani fajllin më shpesh; Send & Receive më shpesh; dhe krijoni çdo ditë nga një kopje rezervë si .PLN fajll.

Na kontaktoni

Keni ndonjë pyetje!