RHINO | 3d Modeling & Parametric Design

3ds MAX Trajnimi

Rhino është një sofware modelimi 3D, i përdorur për të modeluar 2D dhe 3D modele duke filluar nga robotët e lodrave deri te arkitektura, automobilat dhe avionët me madhësi të plotë. Mësoni gjërat thelbësore që ju nevojiten për të ndërtuar modele, karaktere dhe prototipe 3D të gatshme për prodhim me Rhino 7. Trajnimi fillon me këshilla për navigimin e interface dhe workflow në Rhino për punë efikase dhe të shpejtë. Pastaj tregon se si të përdorim entitetet parësore të Rhino për të vizatuar linja, forma dhe kthesa 2D dhe modelimin e objekteve 3D. Plus, mësoni se si të editoni gjeometrinë 2D dhe 3D dhe të bëni modifikime themelore.


Formati: Online/Klasë Trajnimi
Versioni:
Rhino 7
Niveli: Essential Level
Kohëzgjatja:: 24 orë

Kushtet paraprake: Njohuri themelore për Windows
Instruktor: Gëzim Radoniqi ark.

TRAJNIMI ONLINE:

Çmimi: 160€/person

Data e fillimit: 25 Shtator 2023.

TRAJNIMI NË KLASË

Çmimi: 200€/person

Data e fillimit: 15 Tetor 2023.


OBJEKTIVAT E TRAJNIMIT

Krijoni modele digjitale qe eksplorojne gjeometri dhe forma komplekse ne software’in Rhinoceros 3D

Krijoni modele digjitale qe eksplorojne format jo ortogonale dhe NURBS

Renderojne modele arkitektonike duke i aplikuar materialet, ndriqimin dhe kamerat permes V-ray

AUDIENCA E TARGETUAR

Ky trajnim i dedikohet kryesisht arkitektëve dhe studentëve të arkitekturës, por disa nga temat specifike i dedikohen edhe dizajnerëve të enterierit të cilët dëshirojnë të përfitojnë maksimalisht nga ky trajnim.

Trajnimi i dedikohet sikurse për përdoruesit e ri të Rhino ashtu edhe për përdoruesit ekzistues. Synimi kryesor është në aspektin e krijimit të modeleve koncepteve dhe imazheve realistike për ArchViz.


PËRMBAJTJA E TRAJNIMIT

Gjatë këtij trajnimi do të mësojmë të gjitha temat e mëposhtme të cilat i gjeni të përshkruara detalisht.

Ju lutem klikoni në temat e më poshtme për më shumë detaje…

  • Koordinatat e sakta x,y,z, Dallimi mes koordinatave absolute dhe relative, kufizimet e distances dhe kendeve duke perfshire ortho, elevator dhe planar mode.

    Modelimi preciz me lakore, vija, snap, ushtrime per saktesi, Transformimi elementar - gumball. Lakoret, Vijat, Polylines,ndihmesa per modelim, arkivimi, layers, selektimi dhe fshierja e objekteve, krijimi I vellimeve bazike

  • Krijimi i siperfaqeve dhe vellimeve nga lakoret dhe transofrmimet

    Modelim preciz i siperfaqeve dhe vellimeve nga lakoret, rrathet, harqet, elipsat dhe poligonet.

    Transformimi i objekteve | move, copy, rotate, array, mirror.

  • Modifikimi i objekteve 1

    Solid primitive, extract surface, rebuild, Boolean difference, text

    Siperfaqet 1 |

    Mesohen siperfaqet dhe poli-siperfaqet komplekse

    Siperfaqet 2 |

    Ushtrime me krijimin e siperfaqeve dhe poli-siperfaqeve

  • SubD Tools options

    Ushtrime | 3D Modelim ndertesa-koncepte nga arkitekte te njohur si

    ZHA | UNSTUDIO | BIG

  • Dimensionet, krijimi i 2D vizatimeve nga 3D Modeli, shenimet, faqosjet per prezantim, print dhe publikim ne pdf

  • Spjegim i koncepteve elementare si funksionon Grasshopper ne Rhino

  • Njohje me konceptin e V-ray, ndriqimi bazik dhe materialet

    Mundesite dhe UI, krijimi dhe aplikimi I materialeve ne objekte dhe ndriqimit bazik nga dielli,

    Ndriqimi dhe krijimi I gjeometrive te V-ray

    Vendosja e ndriqimit artificial, natyral, HDRI, Vray plane, clipper, fur, proxy

    Optimizimi i V-ray

    Teknikat e renderimit, renderi interaktiv, efektet e kameres dhe vecorite e saj, menyrat e shpejtimit te renderit, optimizimi per rezultat mete mire.


KUSHTET PARAPRAKE

Në mënyrë që ta ndiqni me sukses trajnimin, ju duhet të keni njohuri bazike mbi përdorimin e PC-së si dhe njohuri në lëminë e arkitekturës, inxhinierisë apo edhe të enterierit.

SOFTUERËT E NEVOJSHËM PËR TRAJNIM

Trajnimi do të zhvillohet duke përdorur Rhio 7 dhe Vray Renderer, të cilën mund të merrni versionin i cili funksionon 90 dite e qe mund te perdoret gjate trajnimit.

FORMA E TRAJNIMIT

Trajnimi do të zhvillohet ne klase ose online, ku do të ketë edhe pyetje dhe detyra lidhur me temat paraprake si dhe diskutime drejtpërdrejt me pjesëmarrësit. Kalendarin e trajnimeve mund ta gjeni këtu: archiedu.com/calendar

SHENIM: Të gjitha videot, fajllat e ndryshme .3dm, jpg, apo formate tjera që do të zhvillohen gjatë trajnimit do të jenë në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit me kohëzgjatje prej 6 muaj.

ÇERTIFIKATA E TRAJNIMIT

Pas përfundimit të sukseshëm të komplet trajnimit - Rhino + Vray Renderer | Modeling & Visualization Trainings, duke i përfunduar trajnimin me mbi 60% (duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnim, kuizet për temat e ndryshme që do të shpjegohen gjatë trajnimit si dhe detyrat e ndryshme për tema specifike), ju do të pajiseni me Çertifikatën e përfundimit të trajnimit me sukses.


GËZIM RADONIQI

BIM Manager & Architect, Studio 611 | Tutor 3dsMax, ArchiEDU

Si BIM manager në Studio 611 , Gëzim Radoniqi është përgjegjës për menagjimin dhe organizimin e punës në BIM në studio si dhe zhvillimin e BIM trajnimeve të stafit për zhvillimin e procesit të punës në BIM.

Gëzimi është dhe ligjerues në UBT prej vitit 2014 në drejtimet e Arkitekturës dhe Dizajnit të integruar i angazhuar në lëndët për CAD dhe 3D Modelim & vizuelizim ku përveç tjerash ligjeron softwaret si ArchiCAD, 3dsMax dhe Rhino.. Ka përvojë mbi 10 vjeçare në lëminë e arkitekturës. Ndër pasionet që kultivon janë eksperimentimi dhe puna në CGI dhe fotografi.

Pervoje mbi 15 vjecare ne krijimin e vizualizimeve ne arkitekture, per studio ku punon si dhe per klient privat.

Përvoja e tij si arkitekt në studio të ndryshme në proceset BIM dhe pregaditje të prezantimeve, përdorimi i Rhino, 3dsMax dhe render engines të ndryshme si dhe me organizimin e trajnimeve ne archiEDU dhe ligjerim në UBT Gëzimi ka kontribuar në ngritjen e njohurive tek studentët dhe profesionistët që dëshirojnë të avancohen në fushat e krijimit të përmbajtjeve digjitale.