The SpaceMouse® | Personal Series
The SpaceMouse® | Professional Series
Çka është SpaceMouse?
Të gjithë produktet e familjes SpaceMouse nga 3Dconnexion ofrojnë një mënyrë të rehatshme dhe të natyrshme për të bashkëvepruar me përmbajtjet digjitale nga CAD softuerët më të njohura në botë si dhe aplikacionet tjera kreative, duke e bërë më të lehtë të përqëndrohemi në detyrat e përditshme se sa në bashkëveprimin me softuer.
SpaceMouse kujdeset për pozicionimin apo pamjen e 3d modelit dhe siguron qasje në komandat më të preferuara të aplikacionit, duke e çliruar mausin normal për të bërë atë që është e projektuar ta bëj - lëvizja e kursorit për të selektuar, modifikuar dhe për të krijuar.
Jo vetëm që e bën punën e balancimit dhe të bashkëpunimit, por edhe ofron komoditet duke zvogëluar përdorimin e mausit dhe njëkohësisht duke ngritur produktivitetin.
Gjithashtu SpaceMouse ofron një përvojë të qëndrueshme të navigimit, kështu që në qoftë se përdorni më shumë se një aplikacion 3d, nuk keni nevojë të përshtateni me metodat e ndryshme të navigimit varësisht nga aplikacioni që përdorni.
Teknologjia thelbësore brenda të gjitha produkteve 3Dconnexion SpaceMouse është përdorur nga NASA për të manipuluar krahun e parë robotik në hapësirë. Tani, kjo është zgjedhja e besuar e inxhinierëve, arkitektëve dhe 3D profesionistëve më të njohur në botë.
Në zemër të çdo SpaceMouse është kapaku kontrollues me senzor të avancuar "6-degrees-of-freedom (6DoF)" me aftësi për të detektuar inputin aq të vogël sa 4 mikrometra (kjo është rreth 1/25 e një fije floku të njeriut!). Është niveli i precizitetit që kërkohet nga CAD profesionistët.
Me butësi shtyje, tërhiqe, rrotulloje apo anoje që njëkohësisht t'i përdorni komandat PAN, ZOOM dhe ROTATE për lëvizjen e 3d modelit apo kamerës.
I besuar nga NASA dhe i përdorur nga kompanitë më të njohura botërore, SpaceMouse siguron kontrollin e klasit botëror dhe saktësinë që CAD profesionistët e meritojnë.
CadMouse
E krijuar për njëri-tjetrin
Kur bashkëveprojnë një 3Dconnexion CadMouse me një 3Dconnexion 3D maus siç është SpaceMouse PRO apo SpaceNavigator, rezultatet janë të jashtëzakonshme.
We call it Two Handed Power
3D Mausi mundëson pozicionimin e saktë dhe të rrjedhshëm të objektit apo pamjes, ndërsas CadMouse mundëson selektimin dhe krijimin e modeleve / vizatimeve me lehtësi. Kjo metodë natryrale dhe e rehatshme e punës është e pakrahasueshme. CadMouse nga 3Dconnexion dhe produktet e 3D mausit jo vetëm që luajnë mirë së bashku, por ata janë të krijuar për njëri-tjetrin.
SpaceMouse PRO | Space Mouse | CadMouse | Supported Softwares | Made For Each Other
SOFTUERËT E MBËSHTETUR
SIPAS KATEGORIVE: Architecture and Construction | Mechanical Engineering | Geo Information | Media and Entertainment | Të gjitha
Çmimi: 129€ + TVSH
Me SpaceMouse® Wireless, përfitoni lirinë që të jeni më kreativ. Lirinë për ta mbajtur tavolinën tuaj pa rrëmujë. Lirinë të gëzoni një përvojë të lartë të navigimit në 3D derisa teknologjia e 3Dconnexion wireless siguron një lidhje të besueshme dhe në kohë reale me 3D përmbajtjen tuaj. Në çmim përfshihet gjithashtu edhe USB marrësi dhe kabllo mikro-USB.
VIDEO: https://youtu.be/TYqSljkoWh8
Porosit këtu...