Top

< Back to PROJECTS

Neighborhood “300

code: LGJ300

project name:
Neighborhood - 300

type:
COMPETITION (2nd place)

projected by:
archiEDU

credits:
Bledion BARALIU
Blend MEHMETI
Esra SYLEJMANI
Freskim SYLEJMANI
Rina BROVINA
Valon BEQIRI

location: Vetërnik, PRISHTINË
-

status: 2nd place

programmatic: 
Urban Design, Housing

client:
AL-TRADE HOLDING

year: 2019


Zgjidhja urbane e Lagjes 300

Zgjidhja urbane e Lagjes 300

Pamje nga lart të lagjes 300 në kontekst më të gjerë të lokacionit

Pamje nga lart të lagjes 300 në kontekst më të gjerë të lokacionit

Hyrja kryesore në Lagjen 300

Hyrja kryesore në Lagjen 300

Pamje nga hapësirat e përbashkëta dhe hapësirat për rekreacion

Pamje nga hapësirat e përbashkëta dhe hapësirat për rekreacion

Shfrytëzimi i kulmit të hapësirave të përbashkëta për rekreacion dhe sport.

Shfrytëzimi i kulmit të hapësirave të përbashkëta për rekreacion dhe sport.

Shfrytëzimi i kulmit të hapësirave të përbashkëta për rekreacion dhe sport.

Shfrytëzimi i kulmit të hapësirave të përbashkëta për rekreacion dhe sport.

Oborri i brendshëm të hapësirave të përbashkëta

Oborri i brendshëm të hapësirave të përbashkëta

Korridori i gjelbërt, lidhja e parkut me hapësirat e përbashkëta

Korridori i gjelbërt, lidhja e parkut me hapësirat e përbashkëta

render parku .jpg
Shtëpi të tipit “L” - Versioni 1

Shtëpi të tipit “L” - Versioni 1

Shtëpi të tipit “L” - Versioni 2

Shtëpi të tipit “L” - Versioni 2

Shtëpi të tipit “M”

Shtëpi të tipit “M”

Shtëpi dyshe

Shtëpi dyshe

Shtëpi në varg – Version 1

Shtëpi në varg – Version 1

Shtëpi në varg – Version 2

Shtëpi në varg – Version 2


Procesi i dizajnit

Procesi i dizajnimit të lagjes 300, ka kaluar nëpër etapa të ndryshme të analizave dhe studimeve empirike, me gërshetimin e shumë fakteve, hapave, materialeve, studimeve dhe analizave paraprake. Si rezultat final, është projektuar një lagje e kompletuar, funksionale, atraktive, bashkëkohore, e përshtatshme me kontekstin ku zhvillohet, dhe si ofertë më atraktivja në tregun e ndërtimit e patundshmërive deri më tani në vend.

Fillimisht, është marrë parasysh kufiri i lokacionit dhe konteksti urban i tij. Hapi i radhës, ishte analizimi I veçorive fizike të lokacionit, me theks të veçantë në SWOT analizën – duke konkluduar avantazhet, pengesat dhe potencialin e zhvillimit të kësaj parcele në Lagje banimi. Këta faktorë, kanë përcaktuar kornizat e organizimit të dizajnimit në masë të madhe. Elemente tjera poashtu të rëndësishme ishte edhe përcaktimi i parcelës në zona kryesore – 3 sosh: 2 Zona të banimit dhe zonën e hapësirave të përbashkëta; më pas identifikimi i qasjeve ekzistuese në lokacion – në 2 kyesore. Të gjitha këto informata janë harmonizuar dhe transformuar në plan urban e arkitektonik, ne harmoni të plotë me kërkesat e parashtruara me detyrë projektuese nga investitori. 

Si rezultat, në përqindje, raporti mes hapësirave në lagje duket keshtu: 70.6% njesitë parcelore për banim, 23.4 % infrastrukture dhe 5 % Hapesirë e përbashkët dhe rekreacion.

Koncepti

Koncepti, është një prej fazave kyçe të projektit, që e bën orientimin e tij në rrugën e duhur, për të arritur rezultatin e dëshiruar. Ne i kemi kushtuar rëndësi të veçantë pjesës analitike, në mënyrë që të kemi sa më shumë informata profesionale e specifike që lidhen me lokacionin, natyrën e projektit, qasjen dhe mënyrën e trajtimit të tij në fazat pasuese. 

E tërë analiza empirike, ka rezultuar në vendosjen e 6 parimeve bazë, që do ta definojnë konceptin tonë: 

Funksionaliteti, Kreativiteti Diversiteti, Eficienca, Siguria dhe Komoditeti.

Funksionaliteti – njihet si një prej parimeve themelore në arkitekturë dhe jo vetëm. Ekzistojnë rryma dhe mendime të ndryshme, të cilat mund të përmblidhen ne 2 grupe kryesore: Forma e përcjell funksionin, apo Funksioni e përcjellje formën. Aksioma “Forma përcjell funksionin” u shtrua gjatë kohës së modernizmit, nga arkitekti amerikan Louis Sullivan, përderisa “funksioni përcjell formën” rrodhi si frazë e natyrshme që definonte projektet arkitektonike të disa prej Arkitektëve të periudhës post-moderniste si Zaha Hadid, Frank Gehry etj. Por arkitekti Frank Lloyd Wright, i zgjeroj mësimet e Mentorit të tij Sullivan, duke e ndryshuar frazën. Per Wright, “Forma dhe funksioni jane një, si pjesë të një bashkimi shpirtëror”. 

Kjo është edhe aksioma në bazë të së cilës jemi udhëhequr gjatë krijimit të konceptit dhe fazave të mëvonshme të projektimit të Lagjes 300. Përmes mënyrës si i kemi orientuar parcelat në lokacion, optimizimit të tipologjive të shtëpive me variante, shtrirjes së rrjetit rrugor, depërtimit të hapësirës së përbashkët dhe depërtimit apo ndërlidhjes së saj me pjesën e gjelbëruar qendrore të lagjes, që gjendet në mes të 2 Zonave të banimit, kemi dëshmuar se Lagjja 300 është funksionale, fleksibile dhe e këndshme për tu naviguar.

Kreativiteti – Pjesa kreative e projektit, është fokusuar në arritjen e kritereve të percaktuara me detyrë projektuese, duke avansuar më tutje edhe me përfshirjen e ideve kreative, profesionale e praktike për projektim të kompletuar të Lagjes. Kreativiteti ynë është shtrire mbi çdo hapësirë dhe element të lagjes, duke filluar prej mënyrës së organizimit/urbanizimit të lagjes, pozicionimit specifik të parcelave, dizajnimit modern e estetik të shtëpive, trajtimit me kujdes të hapësirave të përbashkëta, koncipimit të shtigjeve dhe pjesëve të gjelbëruara, në formë të parkut linear, që depërton nëpër boshtin kryesor të lagjes, e deri tek projektimi dhe dizajnimi me kujdes i hapësirave rekreative nëpër kënde të lagjes, trotuareve, rrethojave të njesive banesore, kutive postare, etj. 

Diversiteti – Lagjja 300 i then të gjitha stereotipet e lagjeve tipike që janë ndërtuar në Kosovë deri më tani. Kjo është arritur përmes analizave të shumta arkitektonike por edhe psikologjike – të impaktit të hapësirave në përjetimin e shfrytezuesve të tyre. Si rezultat, kemi një diversitet të madh në lagje. Një prej pikave qe e bën të veçantë lagjen tone nga të tjerat, është edhe shpërndarja e tipeve të ndryshme të shtëpive në pjesë të ndryshme të lagjes, jo krijimi I blloqeve të banimit me një tip shtëpish, ku familjet/banorët mund të kategorizohen varësisht prej tipit të shtepisë ku jetojnë, rrjedhimisht të ketë diferencim të zonave brendapërbrenda lagjes. Ne rastin tonë, në secilën pjesë të lagjes, janë të vendosura tipe të ndryshme të shtëpive, që kur kombinohen e plotësojnë njëra tjetrën në kontekst urban, duke bërë që secila pjesë e lagjes të jetë atraktive për tu jetuar. 

Koncepti+2.jpg

Efiçienca – Secila ndërtesë pa marrë parasysh destinimin, përpos gjuhës arkitektonike, duhet të ketë patjetër edhe gjurmën e kohës kur është ndërtuar, qoftë të dukshme, apo edhe përmes shprehjes së kualiteteve që i ofron. Një prej kualiteteve më të rëndësishme të kohës sonë, që është shëndrruar edhe në domosdoshmëri, është ruajtja e planetit përmes efiçiencës dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtëritshme natyrore. Prandaj, lagjja 300, përmban tipare të lagjes së qëndrueshme (sustainable). Përmes orientimit të njësive të banimit, pozicionimit të tyre, lojës së vëllimeve në arkitekturë, aplikimit adekuat të materialeve, aplikimit të vegjetacionit në pozicione të caktuara, kemi arritur eficiencën maksimale.  

Siguria – Është element që përmendet dhe promovohet shumë shpesh në të gjitha lagjet e tipit të mbyllur që janë ndërtuar deri më tani në vendin tonë. Mirëpo me një analize të thjeshtë, qoftë edhe vetëm përmes vizitës në secilën prej lagjeve që janë afër lokacionit tonë, konstatohet lehtësisht se siguria mbetet vetëm term teorik, por nuk ofrohet në praktikë as për së afërmi. Kjo për arsye se me qëllim të lejimit të qasjes të të gjithë qytetarëve në hapësirat e përbashketa (të cilat janë të pozicionuara në pjesë jo adekuate të lagjeve), lejohet qasja e pakontrolluar nëpër tërë lagjen. 

Në lagjen 300, ky problem është eliminuar. Parësisht për shkak të pozicionimit të duhur të hapësirave të përbashkëta, që gjenden në pozitë qendrore ndërmjet 2 zonave të banimit, por e tangjentojnë kufirin e parcelës, duke mundësuar kështu që të gjithë qytetarët rezident dhe jorezident të lagjes të kenë qasje të pakufizuar në këto hapësira. Por, hyrjet e kontrolluara për në lagje – pjesën rezidenciale, janë të vendosura në pozitë të tillë, që askush të mos ketë mundësi të hyjnë në pjesën private të lagjes ku gjenden njësitë e banimit, pa kaluar në pikat e kontrollit, ku legjitimohen paraprakisht. Edhe kjo pikë, mendojmë se është avantazh shtesë në krahasim me lagjet dhe zgjidhjet tjera që janë ofruar në tregun tonë deri më tani.

Komoditeti – Të gjitha parametrat pozitive që përmban lagjja 300, do të zbeheshin dukshëm sikur njesitë e banimit brenda saj të mos ofronin privatësine dhe komoditetin e nevojshëm dhe të dëshiruar prej shfrytëzuesve të tyre. Prandaj, ne jemi kujdesur që me vëmendje t’i organizojmë dhe projektojmë secilin tip të shtëpive, secilën parcelë, dhe secilën pjesë tjeter të lagjes. Përmes këtyre parametrave, kemi mundësuar komoditet, shfrytëzim maksimal të parcelës për oborr dhe privatësi për secilën njësi banimi.

Koncepti 1.jpg

Zonimi dhe qasjet në lagje

public.jpeg

Lagjja 300 – ka diversitet të theksuar në organizim. Megjithatë, janë respektuar parametrat e kërkuar me detyrë projektuese maksimalisht. Përfundimisht, lagjja permban:

  • 70.6% njësi parcelore,

  • 5 % hapësira të përbashkëta e rekreacion,

  • 23.4 % infrastrukture – prej te cilave:

    • 12.78 % rruge te asfaltuara,

    • 6.20% trotuare dhe

    • 4.42% siperfaqe te pllakezuara me gjelbrim.

Në kuadër të njësive parcelore, sipas tipologjisë së shtëpive kemi:

  • 50% shtëpi të tipit “M”,

  • 20% shtëpi në varg,

  • 20% shtëpi dyshe dhe

  • 10% shtëpi të tipit “L”.

Lagjja ka një qasje kryesore – që dërgon tek hapësirat e përbashkëta, por që ndahet në 2 qasje të kontrolluara për në pjesën e banimit. Poashtu, kemi paraparë edhe një qasje tjetër alternative, në pjesën jug-lindore të lagjes, e cila shërben vetëm për banorët e lagjës. Të gjitha rrugët në lagje janë 2 kahore, me 3 profile të ndryshme të përdorura.

Rrjeti rrugor

public.jpeg

Rrjeti rrugor në Lagjen 300 – përfshin 12.78 % të sipërfaqes totale. Përpos rrugëve të asfaltuara, si infrastrukturë përcjellëse kemi edhe 10.62 % trotuare dhe sipërfaqe të pllakëzuara me gjelbrim. Rrugët janë të ndara në 3 kategori – profile të ndryshme. Primaret janë të organizuara në atë mënyrë që prej tyre të mos ketë qasje nëpër shtëpi, por vetëm të bëhet nderlidhja e rrugëve me qarkullim më të madh. Qasjet nëpër shtëpi bëhen prej rrugëve dytësore dhe terciare, që janë më pak të ngarkuara.

Parcelizimi

public.jpeg

Në lagjen 300, kemi arritur ti projektojmë dhe akomodojmë me komoditet gjithsejt 300 parcela për njesi të banimit. Kjo është edhe një prej arsyeve kryesore pse kemi propozuar që ky habitat i ri të pagëzohet “Lagjja 300”. Arsye tjetër, është edhe fakti se për projektimin e kësaj lagjeje, janë bashkuar më se 300 copëza të informatave, vizatimeve, skicave e materialeve tjera, për të formuar kështu mozaikun e plotë të saj – që ne preferojmë ta quajmë “Mozaiku i grimcave të jetës”. Në jetë secila grimcë, secili detaj, secila imtësi e ka rëndësinë e vet! Pikërisht këto pjesëza të vogla, i japin kuptim, vlerë dhe gjallëri jetës.

Hapësirat e gjelbërimit

Hapesira e gjelberimit.JPG

Trajtimi i korridorit të gjelbër

Korridori i gjelbërt ka shtrirje lineare në kuadër të lagjes. Kemi preferuar ta quajmë ndryshe edhe mushkëria e komunitetit, sepse e gjallëron, pastron dhe pasuron tërë Lagjen 300. Është dizajnuar mbi parcelën publike, dhe brenda tij përpos vegjetacionit të lartë, të mesëm dhe të ulët, ka edhe shtigje për ecje, shteg për bicikleta, lojëra për fëmijë, fushë sportive etj.

03.3 Trajtimi i korridorit të gjelbër.jpg
Korridori i gjelbërt - Parku

Korridori i gjelbërt - Parku

Zgjidhja skematike e shtëpive dhe parku ndërmjet 2 zonave të banimit

Zgjidhja skematike e shtëpive dhe parku ndërmjet 2 zonave të banimit

Hapësirat e përbashkëta

Hapësirat e përbashkëta zënë pozitë qendrore në kuadër të lagjes 300. Ato gjenden në pjesën ku takohen Zona 1 dhe Zona 2 e banimit. Megjithatë, kjo zone e tangjenton kufirin e parcelës, duke e bërë kështu qasjen ndaj saj më të lehtë, si për qytetarët rezidentë edhe për ata jorezident në lagje. Është e projektuar në 4 module të veçanta, të cilat mbulohen me një kulm të vetëm, i cili bën ndërlidhjen e tyre në rrafshin vertikal, dhe njëherësh është edhe kulm i shfrytëzueshëm, duke mundësuar kështu zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit, fushat e sportit, shtegu për vrapim, park i gjelbëruar për pushim dhe rekreacion. Element i rëndësishëm që vlen të veçohet, është edhe një hapësirë e dedikuar për URBAN FARMING, në të cilën mund të mbillen perime të ndryshme bio, që mund të blihen nga banorët e lagjes me çmim të volitshëm. Të hyrat nga keto shitje, do të ndihmonin në mirëmbajtjen e lagjes apo edhe organizimin e eventeve të caktuara për komunitetin. 

Secili modul, identifikohet bazuar në aktivitetet që i ofron. Moduli I parë, është i paraparë për çerdhe dhe qendër të komunitetit. Në kuadër të qendrës së komunitetit është projektuar një sallë multifunksionale për 100 persona, dhoma për lojë, dhoma për balet dhe vallëzim, kthina për lexim/biblioteka, një minibar, kuzhina, nyjet sanitare, depo/kthina teknike.  Moduli I dytë, përmban ambulanten me shërbime të përgjithshme, stomatologjike, dhe intervenimet emergjente të lehta; farmacinë, dhe në afërsi restaurantin e lagjës. Moduli I tretë është i paraparë për kujdes personal. Përmban Fitnesin, këndin e lojërave për fëmije, frizer për meshkuj, sallon ondulimi për femra dhe pastrim kimik. Moduli i katërt, i takon caffe bar-it, marketit ushqimor dhe furrës së bukës. Secila kthinë brendapërbrenda modulit, është projektuar që të ketë mundësi fleksibiliteti në ridestinim, riorganizim, etj. 

Të gjitha modulet janë transparente, mveshur me fasadë prej qelqi, me pasazhe në mes tyre, duke krijuar kështu lidhshmërinë e hapësirës komerciale dhe të përbashkët me parkun linear që vijon, të cilin e kemi quajtur edhe korridori i gjelbërt.

Hapësirat e përbashkëta - Përdhesa

Hapësirat e përbashkëta - Përdhesa

Hapësirat e përbashkëta - Kati 1

Hapësirat e përbashkëta - Kati 1

03.2 Hapësirat e përbashkëta.jpg

Skema e orientimit të shtëpive

Orientimi është një prej pikave më të elaboruara, analizuara dhe punuara në kuadër të lagjes. Duke ditur rëndësinë e orientimit edhe në performancën e shtëpisë, kualitetin e jetesës, por edhe në efiçiencë, e kemi kaluar këtë proces nëpër 3 faza. Në fazën e parë, kemi analizuar të gjitha rastet e orientimit të parcelave të propozuara në lokacion. Kemi arritur të kemi deri në 7 variacione të orientimit për një tip të shtëpisë. Prandaj në fazën e dytë, kemi analizuar orientimin e volitshëm për qëndrim ditor dhe për dhoma të gjumit. Bazuar në keto dy faza, kemi arritur ne fazen e tretë dhe finale, ku kemi optimizuar zgjidhjet e orientimit, përmes dy tipologjive të shtëpive për secilin lloj të shtëpive.

Zgjidhjet e shtëpive

 Në kuadër të lagjes 300 – kemi gjithsejt 300 njësi banimi. Prej tyre:

  • shtëpi të tipit M janë 130,

  • shtëpi në varg janë 91,

  • shtëpi dyshe janë 62 dhe

  • shtëpi të tipit L janë 17.

Ndarja e shtepive në zona është si vijon: 

  • Ne zonën 1 – Shtëpi të tipit M - 73, Shtëpi në varg – 51, Shtëpi dyshe – 32, Shtëpi L – 8, gjithsejt kemi 164 njësi banimi.

  • Ne zonën 2 - Shtëpi të tipit M - 57, Shtëpi në varg – 40, Shtëpi dyshe – 30, Shtepi L – 9, gjithsejt kemi 136 njësi banimi.

Tipologjitë – Bazat e përdhesave

03.5.1 Tipologjitë - Bazat e përdhesës.jpg

Tipologjitë – Bazat e katit

03.5.2 Tipologjitë - Bazat e katit.jpg

 
shtepi ne varg.jpg
 

Shtëpi në varg – Version 1

5.jpg
public.jpeg

Shtëpi në varg – Version 2

2.jpg
public.jpeg

 
SHTEPI L.jpg
 

Shtëpi e tipit “L” – Version 1

Shtepi L (2).jpg
public.jpeg

Shtëpi e tipit “L” – Version 2

9.jpg
public.jpeg

Shtëpi dyshe

SHTEPI DYSHE.jpg
7.jpg
public.jpeg

Shtëpi të tipit “M”

SHTEPI M.jpg
3s.jpg
public.jpeg