< Back to TRAININGS

ArchVis Training’s

Video-Cover_Template_archiEDU-Banner.jpg

3dsMAX + CORONA Renderer | ArchVis Trainings

Mësoni programin 3dsMAX për modelim dhe Corona Renderer për vizualizim, dhe me përfundimin e saj pajisu me Çertifikatën e pjesëmarrjes nga archiEDU apo/edhe Çertifikohu nga Autodesk duke përfunduar provimin me sukses si qendër e autorizuar për softuerët Autodesk në Kosovë.

Formati: Trajnimi në klasë
Versioni: 3dsMAX 2022 + Corona Renderer
Niveli: Essential Level
Kohëzgjatja: 24 orë (4 javë)

Data e fillimit: Nëntor 2021.

Instruktor: Gëzim Radoniqi ark. 

Çmimi: 160€/person

3dsMAX është ndër softuerët më të popullarizuar për 3D modelim, renderim, animacion si dhe kompozim i cili ofron zgjidhje për archviz, lojra, film si dhe artist të grafikës në lëvizje. Përdoret nga arkitektët dhe dizajnerë duke mundësuar që në mënyrë realistike të modelojnë dhe prezantojnë projektet përmes 3D modeleve, imazheve /renderëve, simulimeve dhe animacioneve.

Në këtë trajnim do të njoftoheni me konceptin e punës, veglat, teknikat dhe procesin e 3D modelimit, renderimit si dhe konceptin e animacionit. Trajnimi përfshinë njohjen me hapësirën e punës, krijimin e objekteve, modifikimin e objekteve, poly-modelimin, materialet, ndriqimin, kamerat, si dhe renderimin dhe animacionin me Corona Renderer.

Gjithashtu ju mund të çertifikoheni nga AUTODESK duke përzgjedhur njërë nga testet si  Autodesk 3dsMAX Certified User apo Autodesk 3dsMAX Certified Professional, në qendrë tonë ArchiEDU, e cila njëherit është edhe Authorized Testing Center nga Certiadria. Për më shumë informata, vizitoni faqen e partnerit zyrtarë të AUTODESK, archiEDU: https://certiadria.com/tc-kosovo/


OBJEKTIVAT E TRAJNIMIT

sam.png

Qëllimi i këtij trajnimi është që të të gjithë pjesëmarrësve t'ju ofrojmë njohuritë e nevojshme për krijimin e Imazheve realistike përmes software’it 3dsMax dhe Corona Renderer..

Në këtë trajnim do të mësoni konceptet më të rëndësishme të 3D modelimit, ndriqimit, materializimit dhe animatcionit e renderimit në mënyrë që të krijoni rendera realistike mbresëlënëse.


AUDIENCA E TARGETUAR

group.png

Ky trajnim i dedikohet kryesisht arkitektëve dhe studentëve të arkitekturës, por disa nga temat specifike i dedikohen edhe dizajnerëve të enterierit të cilët dëshirojnë të përfitojnë maksimalisht nga ky trajnim.

Trajnimi i dedikohet sikurse për përdoruesit e ri të 3dsMax ashtu edhe për përdoruesit ekzistues. Synimi kryesor është në aspektin e krijimit të imazheve realistike për ArchViz.

P.S. Ky trajnim mund të ndiqet si i plotë apo edhe të përzgjedhen temat specifike, ku keni nevojë për avancim të mëtutjeshme të përdorimit të softuerit në veglat specifike,


PËRMBAJTJA E TRAJNIMIT

table.png

Gjatë këtij trajnimi do të mësojmë të gjitha temat e mëposhtme të cilat i gjeni të përshkruara detalisht. Ju mund ta ndiqni komplet tajnimin apo edhe t’i pëzgjedhi temat specifike që ju interesojnë.

Ju lutem klikoni në temat e më poshtme për më shumë detaje…

Pjesa 01 | Intro to 3dsMax (2 ditë)

Në këtë pjesë do të njiheni me mundësitë dhe potencialin e 3dsMax, interfejsin dhe konfiturimin e hapësirës punuese, navigimi në Viewport, paraqitjet e ndryshme të Viewport, selektimi i objekteve, transformimet bazike, krijimi i objekteve, grupimi, puna me layer, puna me subobjects, grid + snap, shperndarja dhe klonimi i objekteve në hapësire, menagjimi i file'ave ne 3dsMax.

-

Pjesa 02 | Modeling basics (2-3 ditë)

Modelimi bazik i objekteve dhe krijimi i hapesirave.

Në këtë pjesë do të mësojmë se si mund të aplikojmë teknika te ndryshme te 3d modelimit permes vijave dhe poligoneve per te krijuar hapesira apo objekte per projektin tonë.

Modifiers te ndryshëm per vija dhe gjeometri. Krijimi i një hapësire - skene të enterierit dhe pozicionimi i mobiljeve-objekteve ne te.

-

Pjesa 03 | Interoperability import + merge (1 ditë)

Në këtë pjesë mësohet si të vendosim gjeometri nga aplikacionet tjera ne 3dsMax. Shpesh here nga klienti pranojmë file'a të punuara në ndonjë aplikacion BIM siç është ArchiCAD. Këtu do të mësojmë si të importojmë këtë gjeometri si dhe teknikat dhe regullimet e nevojshme për rezultate më të mira.

Gjithashtu mësohet si të vendosen gjeometri dhe ndriqim nga interneti apo skenat tjera te 3dsMax në projektin tuaj.

-

Pjesa 04 | Lightning + GI (3 ditë)

Në këtë pjesë të trajnimit do të mësohet për llojet e ndriqimit dhe aplikimi i tyre në projekt.

Aplikimi i ndriqimit natyral përmes sistemit Sub+Sky
Aplikimi i ndriqimit artificial dhe IES.
Ndriqimi i bazuar në imazhe.
Ndriqimi nga materialet.
Ndriqimi i enterierit
Përdorimi i lightmix.

-

Pjesa 05 | Camera (2-3 ditë)

Në këtë pjesë mësohet si të përdoret Corona Camera dhe mundësitë.

Llojet e camerave dhe VR si dhe efektet e ndryshme si depth of field dhe motion blur.
Korigjimi i perspektivës dhe inkorporimi i ndërtesës në foto ekzistuese.

-

Pjesa 06 | Materials + Maps (2-3 ditë)

Në këtë pjesë të trajnimit do të mësojmë për sistemin e materialeve në 3dsMax konkretisht aplikimin e materialeve të Corona Renderer. Vetitë e materialeve si :

Diffuse, Reflection, Refraction + Opacity, Bump + Displacement, Volumetric + SSS, Layered materials, Shadoëcatcher, Corona Maps.
Përdorimi i materialeve nga libraria e Corona Renderer
Si të bëhet import i materialeve nga skena tjera te 3dsMax.
UV Mapping

-

Pjesa 07 | Render settings (1-2 ditë)

Teknikat e ndryshme dhe metoda të renderimit varësisht nga skena. Njohje me Frame buffer

Rendering Limits
Denoising
Render Elements
Distributed rendering + using online Rendering services

-

Pjesa 08 | Corona Renderer misc (3 ditë)

Në këtë pjesë do të mësojmë si të përdorim Corona renderer në skena më të ngarkuara dhe si të optimizohet skena përmes veglave si Corona Proxy dhe Corona Scatter.

Teknika si të popullohet gjeometri me elemente të ndyshme dhe krijimi i terreneve me gjelbrim elemente peisazhi.

-

Pjesa 09 | Animation basics (1 ditë)

Në këtë pjesë do mësojmë për konceptet dhe teknikat e krijimit të animacioneve të thjeshta përmes lëvizjes së gjeometrisë apo kamerës.

-


KUSHTET PARAPRAKE

desktop_1333f640df2381525a77de7a04b5ec8b.png

Në mënyrë që ta ndiqni me sukses trajnimin, ju duhet të keni njohuri bazike mbi përdorimin e PC-së si dhe njohuri në lëminë e arkitekturës, inxhinierisë apo edhe të enterierit.


SOFTUERËT DHE TEMPLATE TË NEVOJSHËM PËR TRAJNIM

archicad.png

Trajnimi do të zhvillohet duke përdorur 3dsMAX 2020 dhe CORONA Renderer plug-in për 3dsMAX, të cilën mund të regjistroheni dhe ta shkarkoni FALAS versioni Education këtu: www.autodesk.com/education/3ds-max


FORMA E TRAJNIMIT

presenting.png

Trajnimi do të zhvillohet ne klase, ku do të ketë edhe pyetje dhe detyra lidhur me temat paraprake si dhe diskutime drejtpërdrejt me pjesëmarrësit. Kalendarin e trajnimeve mund ta gjeni këtu: archiedu.com/calendar

SHENIM: Të gjitha videot, fajllat e ndryshme max, jpg, 3ds apo formate tjera që do të zhvillohen gjatë trajnimit do të jenë në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit me kohëzgjatje prej 6 muaj.


ÇERTIFIKATA E TRAJNIMIT

Licence Manager_2.png

Pas përfundimit të sukseshëm të komplet trajnimit - 3dsMAX + CORONA Renderer | Modeling & Visualization Trainings, duke i përfunduar trajnimin me mbi 60% (duke përfshirë pjesëmarrjen në trajnim, kuizet për temat e ndryshme që do të shpjegohen gjatë trajnimit si dhe detyrat e ndryshme për tema specifike), ju do të pajiseni me Çertifikatën e përfundimit të trajnimit me sukses.


TRAJNERËT

GËZIM RADONIQI

BIM Manager & Architect, Studio 611 | Tutor 3dsMax, ArchiEDU

Si BIM manager në Studio 611 , Gëzim Radoniqi është përgjegjës për menagjimin dhe organizimin e punës në BIM në studio si dhe zhvillimin e BIM trajnimeve të stafit për zhvillimin e procesit të punës në BIM.

Gëzimi është dhe ligjerues në UBT prej vitit 2014 në drejtimet e Arkitekturës dhe Dizajnit të integruar i angazhuar në lëndët për CAD dhe 3D Modelim & vizuelizim ku përveç tjerash ligjeron softwaret si ArchiCAD, 3dsMax dhe Rhino.. Ka përvojë mbi 10 vjeçare në lëminë e arkitekturës. Ndër pasionet që kultivon janë eksperimentimi dhe puna në CGI dhe fotografi.

Pervoje mbi 15 vjecare ne krijimin e vizualizimeve ne arkitekture, per studio ku punon si dhe per klient privat.

Përvoja e tij si arkitekt në studio të ndryshme në proceset BIM dhe pregaditje të prezantimeve, përdorimi i 3dsMax dhe render engines të ndryshme si dhe me organizimin e trajnimeve ne archiEDU dhe ligjerim në UBT Gëzimi ka kontribuar në ngritjen e njohurive tek studentët dhe profesionistët që dëshirojnë të avancohen në fushat e krijimit të përmbajtjeve digjitale.


Keni ndonjë pyetje?

Na shkruani në info@archiedu.com


STUDENTS WORKS