Essential BIM Training’s

WEB-Banner.jpg

Archicad | Essential BIM Trainings

Mësoni në sistemin ONLINE apo në KLASË programin Archicad nga Trainerët tanë të çertifikuar nga GRAPHISOFT dhe me përfundimin e saj pajisu me Çertifikatën e pjesëmarrjes nga archiEDU e cila edhe njihet ndërkombëtarisht .

Formati: Online/Klasë Trajnimi
Versioni: Archicad 26
Niveli: Essential Level
Kohëzgjatja: 36 orë (4-5 javë)

Instruktor: Freskim Sylejmani ark. 
Asistentë/e: Edita Beselica
Asistentë/e: Donika Syla

TRAJNIMI ONLINE:

Çmimi: 96€*/person

*Klientët me licensë profesionale të Archicad-it dhe me kontratë valide të SSA përfitojnë trajnimin FALAS!

Data e fillimit: 25 Janar 2024.

TRAJNIMI NË KLASË

Çmimi: 150€*/person

*Klientët me licensë profesionale të Archicad-it dhe me kontratë valide të SSA përfitojnë trajnimin me 50% zbritje.

Data e fillimit: 07 Dhjetor 2022.

Mësoni të projektoni në Archicad nga niveli i projektit konceptual në BIM pra, si të fillojmë projektimin e ndërtesës apo ndërtesave me MASSING (Vëllime) duke përdorur veglën MORPH për fazën konceptuale të projektit, përdorimi i metodave për kalkulimet e sipërfaqeve Bruto të ndërtesës apo ndërtesave, etj.

Pastaj nga MASSING apo vëllimi i ndërtesës, mësohen metodat më të mira të modelimit të fazës së projektit ideor nga ajo Konceptuale, duke përdorur elementet ndërtimore si Muret, Pllakat, Kulmet, Shtyllat, Trajet, Shkallët, Fasada strukturale, Tereni etj. e deri te prezantimi i projketit, renderat dhe eksportimi në formate të ndryshme si PDF, DWG apo edhe BIMx.

Për më shumë informata lidhur me trajnimin në ARCHICAD, vizitoni faqen e partnerit zyrtarë të GRAPHISOFT, archiEDU: https://graphisoft.com/contact-us/

sam.png

Qëllimi i këtij trajnimi është që të të gjithë pjesëmarrësve t'ju ofrojmë njohuritë e nevojshme për mënyrën më të mirë të mundshme të punës nëpërmjet Archicad Essential BIM Training, në mënyrë që ta ngritni efikasitetin e përgjithshëm të punës me Archicad.

Në këtë trajnim do të mësoni konceptet më të rëndësishme duke filluar me ato elementare e deri në konceptet më të avancuara të projektimit, modelimit dhe prezantimit të projektit në Archicad. Pra, ky trajnim i dedikohet sikurse përdoruesve fillestar të cilët nuk kanë njohuri paraprake në Archicad ashtu edhe për përdoruesit ekzistues që deshirojnë të ngriten në një nivel më të avancuar të punës me Archicad.

Në këtë trajnim përfshihen mënyra të ndryshme të punës si për modelim ashtu edhe për prezantim të projektit, varësisht se në çfarë faze të projektit jemi duke punuar.


AUDIENCA E TARGETUAR

group.png

Ky trajnim i dedikohet kryesisht arkitektëve dhe studentëve të arkitekturës, por disa nga temat specifike i dedikohen edhe dizajnerëve të enterierit si dhe inxhinierëve konstruktiv, të cilët dëshirojnë të përfitojnë maksimalisht nga ky trajnim.

Trajnimi i dedikohet sikurse për përdoruesit e ri të Archicad-id ashtu edhe për përdoruesit ekzistues të cilët dëshirojnë të kalojne në një nivel krejt tjetër mbi njohuritë profesionale me Archicad duke mësuar metoda të ndryshme të punës për fazat specifike të projektit.

P.S. Ky trajnim mund të ndiqet si i plotë apo edhe të përzgjedhen temat specifike, ku keni nevojë për avancim të mëtutjeshme të përdorimit të softuerit në veglat specifike apo edhe në mënyrat më të mira të punës në faza të caktuar të projektimit.


PËRMBAJTJA E TRAJNIMIT

table.png

Gjatë këtij trajnimi do të mësojmë të gjitha temat e mëposhtme të cilat i gjeni të përshkruara detalisht. Ju mudn ta ndiqni komplet tajnimin apo edhe t’i pëzgjedhi temat specifike që ju interesojnë.

Ju lutem klikoni në temat e më poshtme për më shumë detaje…

Pjesa 01 | INTRO në Archicad

Në këtë pjesë do të njiheni me interfejsin dhe hapësirën punuese standard të Archicad-it të versionit INT si dhe do mësojmë se si ta modifikojmë atë që t'i përshtatemi mënyrës më të mirë punuese. Do të mësojnë për veglat dhe teknikat e ndryshme për të naviguar në projekt si në 2D ashtu edhe në 3D!

Gjithashtu do të mësojmë për njohuritë bazike të kursorit inteligjent dhe se çfarë duhet të keni kujdes gjatë punës me të, do të mësojmë për mënyrat e ndryshme, metodat dhe funksionimin e veglës për selektimit.

Do të njoftohemi me NAVIGATOR për navigimin e projektit apo të strukturës së saj duke përfshirë dallimin ndërmjet Project Map, View Map, Layout dhe Publisher, pastaj mënyrat e ndryshme të prezantimit të projektit apo vizatimit specifik, çofshin ato si projekt konceptual, skematik, ideor apo projekt zbatues si dhe funksionimin e TABS në Archicad dhe mënyrën e krijimin të shortcuts për komandat e ndryshme që do të jenë më së të nevojshme gjatë këtij trajnimi.

-

Pjesa 02 | Projektimi konceptual

Kjo fazë e projektimit është fazë që merret me analizat e zgjidhjes urbane apo të ndësesës në përgjithësi në kontekst të lokacionit ekzistues. Prandaj në këtë fazë projektohet vetëm me Vëllime të ndërtesave apo MASSING duke përdorur veglën MORPH.

Në këtë pjesë do të mësojmë se si funksionon importimi i fajllave të ndryshme në Archicad, përdorimi i komand SCALE apo RESIZE për rregullimin e shkallës së përpjesës për elementet e importuara, pastaj rregullimin e etazhitetit dhe lartësive të tyre në Archicad.

Gjithashtu do të mësoni se si të krijojmë teksturë apo Surface në Archicad duke importuar skica apo foto për përdorimin e saj në situacion, pastaj përdorimi i rrjetës modulare çoftë në 2D apo edhe në 3D. Do të mësojmë se si arrihet kalkulimi i sipërafqeve të ndërtesave në mënyrë automatike si dhe përdorimi i Annotations për prezantimin e informatave 2D nga modeli dhe mënyra e përdorimit të Graphic Overide për ndryshimin automatik të prezantimeve.

-

Pjesa 03 | Nga konceptuale në BIM

Në këtë pjesë mësohet të modelojmë nga faza Konceptuale në BIM. Fillojmë projektimin e ndërtesës apo ndërtesave me MASSING (Vëllime) duke përdorur veglën MORPH për fazën konceptuale të projektit, përdorimi i metodave për kalkulimet e sipërfaqeve Bruto të ndërtesës, etj.

Pastaj nga MASSING apo vëllimi i ndërtesës, mësohen metodat më të mira të modelimit të fazës së projektit ideor nga ajo Konceptuale, duke përdorur elementet ndertimore si Muret, Pllakat dhe Kulmet.

Gjithashtu do mësojmë përdorimin e vijave ndihmëse si në 2D ashtu edhe në 3D, përdorimi i komandës Boolean Operation për elmentet e Morph-it, përdorimi i komandës Magic Wand, 3D Cutaway për prerjen e ndërtesës në 3D, përdorimi i komandës Edit Elements by Stories, komandat Mirror, Snap Point dhe Multyply.

  • KLIKONI NË FOTO PËR TA SHIQUAR VIDEON...

Pjesa 04 | Nga 2D në BIM

Në këtë pjesë të trajnimit do të mësohet se si të modelojmë ndërtesën duke u bazuar në 2D vizatimet ekzistuese (bazat, prerjet dhe fasadat). Pra, mësojmë kuptimin e Worksheets në Archicad, importimin e vizatimeve të formateve të ndryshme siç janë PDF, DWG, JPEG apo formate tjera në worksheets, pastaj rregullimi i shkallës së përpjesës dhe pozicionimin e vizatimeve në origjinën e përcaktuar të projektit.

Gjithashtu do mësohet se si funksionon komanda Trace & References dhe përcaktimi i parametrave se çka duhet të shihet si Trace për pjesë të ndryshme të vizatimeve, përcaktimi i njësisë punuese në Archicad varësisht nga vizatimet e importuara, përdorimi i vijave ndihmëse permanente në Archicad, komandat Mirror, Copy, Offset si dhe krijimin dhe pëcaktimin e informatave të katit për projektin përkatës.

Duke u bazuar në vizatimet e projektit ekzistues fillojmë të modelojmë ndërtesën në 3D, duke përdorur veglat si: muret, pllakat, dritaret, dyert etj. si dhe do mësojmë të gjitha metodat e mundëshme për vendosjes së elementeve që ndikojn% drejtpërdrejt në efikasitetin e punës.

-

Pjesa 05 | Sistemi konstruktiv

Modelimi i Konstruksionit të ndërtesës në mënyrë automatike duke përdorur komandën Grid System për vendosjen e Shtyllave në kryqëzim të rasterave, vendosjen e Trajeve nëpër rastera, modelimi i Strukturës në të gjitha katet në mënyrë automatike, vendosja e dimensioneve të Rasterave, etj. si dhe modifikimi i tyre manualisht duke ju përshtatur formave komplekse të ndërtesës.

Gjithashtu do mësojmë përdorimin komandës Find and Select për selektim më të shpejt të elementeve, përdorimi i shtresave kompozitë të mureve dhe pllakave, modelimi i themeleve me gjeometri të ndryshme siç janë shputat, themelet shiritore, etj.

-

Pjesa 06 | Fasada strukturale, Dritaret dhe Dyert

Në këtë pjesë të trajnimit do të mësojmë në modelimin e fasadave strukturale të formave të ndryshme duke filluar me ato të thjeshta e deri te format më koplekse me Curtain Wall. Gjithashtu do të shohim se si mund të modifikojmë sub-elementet e fasadës siç janë skema e paneleve, hapjet e ndryshme, profilet e fasadës, elementet mbajtëse, korniza e deri te elementet e veçanta të fasadës.

Poashtu do të mësojmë teknikat e ndryshme të modelimit të fasadave si nga

Përdorimi i Dritareve si Module (Vertical Multi-Sash Window) për përsëritje të dritares në drejtimin Vertikal të ndërtesës si dhe vendosja e dritareve si hapje me forma të lira gjeometrike duke përdorur (Free-from Windows).

-

Pjesa 07 | Shkallët dhe gardhi

Teknikat e ndryshme për modelimin e Shkallëve të drejta, Shkallët rrethore, në formë L apo edhe formave të ndryshme.

Modelimi i Shkallëve 2-krihëshe si dhe lidhja e tyre me konstruskionin (Pllakën ose Traun), kopjimi i Shkallëve ne etazhet tjera. Përdorimi i Hapjeve (Openings) për hapjen e vrimes se pllakës për depërtimin e Shkallëve. Përdorimi i Opening për 2 apo më shumë pllaka përnjëhjerë. Modelimi i Shkallëve 3-krihëshe në Përdhese duke filluar nga Lart/Poshtë.

Paraqitja grafike e Shkallëve nëpë baza të ndryshme, varësisht nga pozicioni i tyre.

Vendosja në mënyrë automatike të Gardhit nëpër Shkallë, pushimore dhe Pllaka, ashtu që modifikimin e këtyre elementeve, njëkohësisht modifikohen edhe Gardhi.

-

Pjesa 08 | Kulmet

Në këtë pjesë do të mësojmë në përdorimin e kulmeve në Archicad, si për kulmet e thjeshta apo një-ujore ashtu edhe për kulmet dy-ujore, katër-ujore dhe kulmet me zgjidhje të ndryshme gjeometrike. Do të mësojmë në modifikimin e kulmeve për realizimin e zgjidhjeve specifike apo edhe hapjeve eventuale të kulmeve. Do mësojmë për dallimin ndërmjet vijës referente të kulmit dhe vijës së perimetrit të saj gjatë modifikimit të kulmit.

Gjithashtu do të mësojmë në përdorimin e dimensioneve automatike në Archicad, format e ndryshme të prrerjes së mureve nga kulmi duke i përdorur komandat Solid Element Operation, Trim Element to Roof/Shell dhe Merge Elements pastaj përdorimi i vijave ndihmëse për zgjidhjen e kulmeve me kënde të ndryshme. Do mësojë edhe në përdorimin e dritareve në kulm, vendosajen e ollukëve si dhe vendosjen e kontruksionit të kulmit në mënyrë automatike në Archicad.

-

Pjesa 09 | Terreni

Në këtë pjesë do mësojmë për mënyrat e ndryshme të modelimit të terrenit me pjerrtësi sipas nevojave specifike. Gjithashtu do mësohet edhe modeleimi i trotuarit apo rrugëve në terren të pjerrët.

Pjesë e trajnimit do jetë edhe gërmimi i dheut për vendosjen e ndërtesës apo të pishinës si dhe mbushja e hapësirës me ujë. Përdorimi i "Element Information" për kalkulimin e perimetrit, sipërfaqeve dhe vëllimit të gërmimit të terrenit.

Poashtu do mësojmë edhe përdorimin r Railing Tool apo gardhit në Terren e cila me modifikimin e Terrenit, modifikohet në mënyrë automatike edhe gardhi.

Importimi i Terrenit nga Google Earth në Sketchup PRO dhe pastaj në ARCHICAD si Objekt (Librari). Vendosja e Terrenit (MESH) duke e krijuar formën e pjerrësisa nga terreni i Google Earth. Mënyra e krijimit të izohipseve çdo 1m duke përdorur veglën MORPH

-

Pjesa 10 | Enterier

Në këtë pjesë të trajnimit do mësojmë përdorimin e librarive parametrike të Archicad-id, modifikimin e tyre deri në formën e mundshme të dëshiruar dhe pastaj eksportimin e saj nga ObjectsMorph. Me veglën morph do mësojmë se si mund të modelojmë forma të ndryshme të elementeve të dizajnit të brendshëm si dhe në fund rruajtjen e saj si librari apo gsm fajll për përdorim në projektet e ardhshme.

Gjithashtu do mësojmë për modelimin e formave më të komplikuara duke u bazuar në vizatime ekzistuese, modelimin e paneleve të dyerve apo dritareve me dizajne të ndryshme, etj.

-

Pjesa 11 | Materializimi dhe renderimi

Në këtë pjesë do mësojmë se si të përdorim veglën Surface Painter për materializimin më efikas të komplet ndërtesës apo elementeve specifike. Do të mësojmë si t'i përdorim materialet që gjenden në librarinë e Archicad-it si dhe krijimin e materialeve si për 3D ashtu edhe për rnder duke shkarkuar foto nga interneti apo edhe materiale të gatshme nga softueri Cinema 4D.

Po ashtu do njoftohemi edhe me përdorimin e llojeve të ndryshme të ndriçimit siç janë Windows light për shpërndarjen e dritës në hapësirat e brendshme, ndriçimi LED, emitimi i dritës nga materialet apo Surface. Përdorimi dhe vendosja e kamerave në pozicione të ndryshme të ndërtesës, vendosja e vegjetacionit, njerëzve, etj.

Gjithashtu në këtë pjesë do mësojmë elemenetet bazike për krijimin e Renderave me Cinerender në ARCHICAD për skena gjatë ditës dhe natës si për Eksterier ashtu edhe për Eneterier.

  • KLIKONI NË FOTO PËR TA SHIQUAR VIDEON...

Pjesa 12 | Prezantimi i projekt dhe BIMx

Në këtë pjesë do mësojmë për mënyrën e përdorimit të Navigator si dhe të kuptojmë dallimin ndërmjet Project Map, View Map, Layouts dhe Publisher. Gjithashtu do mësojmë për kuptimin dhe përdorimin Layer Combination, Model View Options, Graphic Overide dhe Renovation Filter.

Gjithashtu do mësojmë përdorimin e 3D Documents, vendosjen e dimensioneve, kuotave të lartësisë të ndërtesës apo situacionit. Pastaj do mësojmë krijimi i fletave dhe vendosjen e vizatimeve në Layouts, krijimi i formateve të ndryshme të fletave në Master Layouts, përdorimi i teksteve automatike, përdorimi i 3D Cutaway, format e prezantimit të Situaciont, bazave, prerjeve, fsadave, 3D pamje të ndryshme dhe në fund eksportimi i komplet projektit në PDF apo DWG, apo edhe BIMx.

  • KLIKONI NË FOTO PËR TA SHIQUAR VIDEON...

KUSHTET PARAPRAKE

desktop_1333f640df2381525a77de7a04b5ec8b.png

Në mënyrë që ta ndiqni me sukses trajnimin, ju duhet të keni njohuri bazike mbi përdorimin e PC-së si dhe njohuri në lëminë e arkitekturës, inxhinierisë apo edhe të enterierit.


SOFTUERËT DHE TEMPLATE TË NEVOJSHËM PËR TRAJNIM

archicad.png

Trajnimi do të zhvillohet duke përdorur Archicad 24 të versionit INT, mirëpo Template dhe Workenvironment që do të përdoret gjatë trajnimit do të jetë i modifikuar në mënyrë që procesi i punës të jetë më efikas.


FORMA E TRAJNIMIT

presenting.png

Trajnimi do të zhvillohet online duke përdoru platformën ZOOM, ku do të ketë edhe pyetje dhe përgjigje lidhur me temat paraprake si dhe diskutime drejtpërdrejt me pjesëmarrësit. Kalendarin e trajnimeve mund ta gjeni këtu: archiedu.com/calendar

SHENIM: Të gjitha videot, fajllat e ndryshme pln, jpg, dwg, etj. që do të zhvillohen gjatë trajnimit do të jenë në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit me kohëzgjatje prej 6 muaj.


ÇERTIFIKATA E TRAJNIMIT

Licence Manager_2.png

Pas përfundimit të sukseshëm të komplet trajnimit - Archicad | Essential BIM Trainings, duke i përfunduar kuizet me mbi 60% të përgjegjeve të sakta, ju do të pajiseni me Çertifikatën e pjesëmarrjes.


TRAJNERËT

FRESKIM SYLEJMANI

Senior BIM Consultant, ArchiEDU

Si BIM konsulent në ArchiEDU, Freskim Sylejmani është përgjegjës për zhvillimin e BIM trajnimeve si dhe trajnimin e stafit apo edhe të klientëve për zhvillimin e procesit të punës në BIM. Freskimi është edhe ARCHICAD BIM Manager i pari në Ballkan dhe i vetmi në Kosovë i çertifikuar nga GRAPHISOFT. Ka përvojë mbi 10 vjeçare në lëminë e arkitekturës e gjithashtu edhe në menagjimin e fazave inxhinierike. Përvoja e tij me Archicad ka filuar nga viti 2002 dhe sot është një ndër njohësit më të mirë të softuerit edhe në arenën ndërkombëtare. Ka qenë pjesë e shumë konferencave të organizuara për BIM, si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, Shqipëri, Sërbi dhe Hungari.

EDITA BESELICA

Training Assistant, ArchiEDU

Si asistent trajner në ArchiEDU, Edita ka filluar të merret që nga Janari i vitit 2020. ajo ka qen pjesë e BIM trajnimeve për zhvillimin dhe avancimin e klientëve në provesin e punës BIM. Edita ka përvojë mbi 5 vjeçare në lëminë e arkitekturës dhe në përdorimin e Archicad-it. Ajo ka qenë pjesë e disa konferencave online për BIM të organizuara nga ArchiEDU. Trajnimet e organizuara Online nga GRAPHISOFT për Archicad 24 i ka përfunduar të gjitha me sukses.


Apliko | Programi | Punimet e studentëve | Reviews | Çertifikimi | Kalendari

STUDENT’s Reviews

06 Dhjetor 2023 - nga Shega : Ndjehem mjaft e privilegjuar që isha pjesë e trajnimit në ArchiEDU me një staff profesionist duke më dhënë njohuri dhe shpjegime të qarta rreth programit Archicad. Gjithashtu ArchiEDU staff na lejuan të kemi një përvojë efikase në të mësuarit online. Përmes këtij trajnimi kam arritur të zhvillojë njohuritë solide rreth Archicad-it dhe tashmë të përdori ato shkathtësi në projektet e rradhës. Kjo e tëra është për shkak të mënyrës e të ligjeruarit ,inkurajimi, interesimi dhe kujdesi që kanë treguar staffi ArchiEDU kundrejt meje. Ju faleminderit shumë për kohën dhe përpjekjet. Trajnim që ia vlenë!

05 Dhjetor 2023 - nga Ersi : Si fillim ju falenderoj për Trajnimin tuaj. Gjithçka ka qenë në përgjithësi e qartë dhe e kuptueshme. Ju faleminderit edhe për ndihmesën tuaj kur kam hasur probleme me video-t dhe me keni ndihmuar ne grupin tuaj ne Viber si dhe TeamViewer që është një metodë mjaft praktike. Mendoj që kursi juam është shumë i mirë por si gjithmonë, ka vend për përmirësim sepse asgje nuk është perfekte. Së pari, mendoj që problemi kryesor në Trajnimin Online janë vonesat kur studentët kanë pyetje në Viber. Një zgjidhje mund të jetë zgjerimi i menus me pyetjet me te shpeshta, ose ndoshta mund të shtohej nje takim i dytë gjatë javës, psh në qoftëse takimet kryhen të merkurave në mes të çdo jave, psh të shtunave ku ata qe janë të interesuar mund të hyjnë në zoom meeting për të bërë pyetje për një orar të caktuar.
Se dyti, një problem tjetër janë videot, ndonjehere kam patur probleme me aksesimin ose kualitetin e zërit. Shpresojë qe aksesimi te bëhet më i lehtë me kohën dhe të gjendet nje zgjidhje dhe për ato. Këto besoj se jane problemet kryesore. Faleminderit!

04 Dhjetor 2023 - nga Agnosa : Unë jam shumë e kënaqur me ARCHICAD Essential BIM Trainings. Ky kurs me ka ndihmuar shume. Njohuritë e mia në Archicad kanë qenë shumë të pakta por me ndihmën e juaj une arrita që t’i zgjeroja më shumë njohuritë në Archicad. Ju falenderoj shumë për ndihmën e ofruar!

03 Dhjetor 2023 - nga Agnesa : Archicad | Essential BIM Training është një kurs i shkëlqyer për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë rreth Archicad-it.
Materiali i kursit u prezantua në mënyrë të qartë dhe të strukturuar,
organizimi i trajnimit, ligjëratat dhe detyrat e përgatitura nga trajnuesit janë të qëlluara dhe mjaftë cilësore për ti shpjeguar sa më mirë elementet bazike të Archicad-it.
Faleminderit ArchiEDU!

03 Dhjetor 2023 - nga Dina : Unë jam ndarë mjaft e kënaqur me Archicad | Essential BIM Trainings. Ju falenderoj nga zemra për gjithë punën dhe ndihmën e ofruar nga ju. Ju Faleminderit shumë!

03 Dhjetor 2023 - nga Shkëmbi : Ndihem shumë i kënaqur që kam perfunduar me sukses trajnimin ne Archicad | Essential BIM Training. Gjate trajnimit kam kuptuar se ArchiEDU ka qenë zgjidhja më e mirë që kam mundur të bëj, për arsyje se gjithëçka ka qenë shumë e qartë në videot e postuara. Keni qenë shumë korrekt çdo herë që kemi kërkuar ndihmën tuaj dhe me shumë siguri mund të them se nga ky Trajnim kam fituar shumë.
Faleminderit Archiedu !

26 Prill 2023 - nga Fiona : Trajnimi Online në Archicad | Essential BIM Trainings ka kaluar pritshmerite e mia dhe jam nda mjaft e kënaqur me njohuritë që përfitova. Stafi ka qenë mjaft profesional dhe gjithmonë gati për tju përgjiur pyetjeve tona. Ndihem më e gatshme t’i shpreh idetë e mia përmes Archicad-it, program i cili është i domosdoshëm për çdo arkitekt, inxhinier, etj.
Faleminderit ArchiEDU!

25 Prill 2023 - nga Albani : Trajnimi i mrekullueshëm për fillestarët. Archicad | Essential BIM Trainings na mundëson që të ngritemi në një nivel tjetër të përdorimit të softuerit duke na lehtësuar mënyrën e punës me anë të teknologjisë BIM.
Menyra e organizimit të matrialeve të trajnimit, detyrave dhe komunikimi nga ana e ligjeruesëve kanë qenë në një nivel profesional, i suksesshëm dhe progresiv për një kohë të shkurtë. Ju falemenderit për përkushtimin.

24 Prill 2023 - nga Elita : Archicad | Essential BIM Training është një kurs i shkëlqyer për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë rreth BIM dhe Archicad. Materiali i kursit u prezantua në mënyrë të qartë dhe të strukturuar, duke e bërë të lehtë për t'u ndjekur dhe kuptuar. Përmes ofrimit të ushtrimeve praktike, ky kurs është i përshtatshëm për fillestarë, por ua mundëson edhe përdoruesve me përvojë të zhvillojnë aftësitë e tyre.
Mirënjohëse ndaj stafit të ArchiEDU për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm!

18 Prill 2023 - nga Astrit : Trajnimi Archicad | Essential BIM Training nga Archiedu e vlerësoj shumë të dobishëm për studentët dhe arkitektët që janë të kyçur në tregun e punës. Edhe pse kam rreth 7 vite që paraprakisht e përdori softuerin Archicad në kontinuitet, përmes këtij trajnimi u njoha dhe u aftësova në përdorimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të mundësive që ofron Archicad-i si program.
Organizimi i trajnimit, ligjëratat dhe detyrat e përgatitura nga trajnuesit janë të qëlluara dhe mjaftë cilësore për ti shpjeguar sa më mirë elementet bazike të Archicad-it. Мënyra dhe organizimi i punës në ArchiCAD që ligjërohet nga ArchiEDU besoj është mjaftë e dobishme edhe për studio-t e arkitekturës në avansimin e njohurive rreth teknologjisë BIM.
I kenaqur nga ky trajnim, mezi pres të vazhdoj trajnimin për Archicad | Advanced BIM Training.

17 Prill 2023 - nga Donjeta : Gjatë trajnimit Online Archicad | Essential BIM Trainings, u formësova profesionalisht si dhe u ngrita në një nivel tjetër të njohurisë në lidhje me programin Archicad. E gjithë kjo falë ekipit të mrekullueshëm të ArchiEDU-së.
Ju faleminderit shumë për gjithë përkushtimin dhe punën e palodhur.

16 Prill 2023 - nga Bleona : Trajnimi Online në Archicad | Essential BIM Trainings, për mua ishte një kurs me sukses ku kam mësuar pikat esenciale të programit duke pasur mbështetjen si dhe përkushtimin e profesorëve duke shpjeguar në mënyrë që të kemi qdo gjë më të kjartë dhe të kuptueshme.

23 Janar 2023 - nga Ajlina : Përgjatë kohës që isha pjesë e trajnimit Online - Archicad | Essential BIM Trainings, u ngrita në një nivel tjetër të njohurisë në lidhje me arkitekturën, atë që dua më së shumti, e që më së miri mësova nga puna e palodhëshme e ArchiEDU-së.
Faleminderit për përkushtimin dhe angazhimin tuaj. Ju jam mirënjohëse që plotësuat një pjesë të puzzle-it tim të suksesit.
ArchiEdu jeni te mrekullueshem!

23 Nëntor 2022 - nga Zoe : Gjatë këtij muaji që isha duke ndjekur trajnimin në ArchiEDU, u formësova profesionalisht dhe kuptova rëndësinë thelbësore pas arkitekturës. Instruktorët që ligjeruan lëndën në fjalë krijuan një themel të qartë mbi aplikacionin, ndërtuan mbi këtë themel me funksione të ndryshme dhe shumë detaje pas Archicad-it, Përmes videove të publikuara në website të ArchiEDU-së pata mundësinë të rishikoj materialin disa here dhe ta analizoj në detaje, gjë që m’i zhvilloi aftësitë e mia me aplikacionin.

22 Nëntor 2022 - nga Fjolla : Si një njeri që i pëlqen të jetë i organizuar në të gjitha fushat e jetës e sidomos në atë profesionale dua t’ju jap lavdatat më të sinqerta për mënyrën se si keni arritur të organizoni gjithe trajnimin në mënyrën më inteligjente dhe profesionale të mundshme.
Një falenderim i veqantë shkon për tutorët tanë që nuk u kursyen për asnje moment të na japin përgjigje empatike për çdo kërkesë, paqartësi dhe pyetje të bërë! Last but not least, THUMBS UP për Website dhe gjithë sistemin e ArchiEDU-së me bazë në Kosovë, jemi krenarë me ju! Uroj që të bashkëpunojmë në të ardhmën edhe në ndonjë trajnim tjetër. Vetëm respekte, dashuri dhe paqe për ju. :)

21 Nëntor 2022 - nga Doris : Shumë mirënjohëse ndaj ArchiEDU për punën e shkëlqyer të organizimit tepër profesional dhe efiçent në trajnimin online Archicad | Essential BIM Trainings në çdo aspekt. Platforma online e trajnimit me ka rezultuar shumë e vlefshme për të mësuar bazat e Archicad-it. Faleminderit për përkushtimin dhe punën e palodhur ArchiEDU, Jeni më të mirët!

20 Nëntor 2022 - nga Murati : Trajnimin Online në Archicad | Essential BIM Trainings e shoh si tërësi e përbërë nga tre komponente të cilat janë:
-Platforma e Sistemit Online; -Përmbajtja e trajnimit e ndarë në 12 pjesë si dhe - Prezantimi i mësimeve
Ekstraktimi i këtyre tri komponenteve derivon si parakusht të cilat e bëjnë të pamundur dështimin në përvetësimin e Archicad-it. Qasja kurdoherë në ligjerata (të prezantuara në mënyrë profesionale dhe me shumë përkushtim) përmes platformës Online si dhe zbërthimi i sakt i Archicad-it në 12 pjesë, plotësojnë ‘’Mozaikun’’ nga i cili lehtësisht përvetesohet Archicad-i.
Duke u nisur nga kredoja se asgjë nuk është e përkryer dhe lë vend për tu përmirsuar, unë ju propozoj që si pjesë shtes e përmbajtjes së trajnimit të jetë edhe krijimi i Template shumë profesional që e kemi patur në dispozicion gjatë trajnimit.
Rezultati im në TOP20 nga të gjithë studentët që kanë ndjekur Trajnimin OnlineArchicad | Essential BIM Trainings është reflektim i punës profesionale që e keni bërë si në Platformën e Sistemit ONLNE ashtu edhe në prezantim e mësimeve në përgjithësi. Ju faleminderit shumë për gjithë përkushtimin.

19 Nëntor 2022 - nga Fjolla : Jeni shumë profesional, më ka pëlqy jashtëzakonisht sikurse mënyra e organizimit të trajnimit në Sistemin ONLINE ashtu edhe Trajnimi në përgjithësi!

18 Nëntor 2022 - nga Bleona : Trajnimi Online në Archicad | Essential BIM Trainings, personalisht për mua ka qenë një eksperiencë e veçantë në synimet që do i realizoj tash e tutje, ku fal anagzhimit dhe përkushtimit maksimal nga ana e profesorëve sa kam fituar njohuri aq edhe jam ndier e priveligjuar të jem studentja juaj. Besoj që ky lloj i trajnimit do të jetë një udhërrëfyes për të gjithë ata studentë që kanë për synim të vazhdojnë tutje! Gjithe te mirat për ekipen ArchiEDU.

27 Shtator 2022 - nga Liridona : Së pari ju faliminderit për përkushtimin e juaj në këte program të archiEDU dhe punën tuaj të pa lodhshme, Freskim Sylejmani.
Ishte kënaqësi që të mësoj shumë gjëra për programin e Archicad-it se si përdoren veglat apo elementet. Pra ky ishte synimi im që të realizoj dëshirën edhe ëndrrën në të ardhmen për përdorimin e Archicad-it.
Gjithashtu faliminderit shumë për çdo shpjegim në orët e mësimit edhe për përgjigjet e juaja që na keni dhënë. Faliminderit sepse çdo gjë ka qenë korrekte. Me pakë fjal… Po, ishte kënaqësi të jem nxënsja juaj.

26 Shtator 2022 - nga Diellza : Trajnimi për Archicad 25 ka rezultuar të jetë shumë frytdhënës sa i përket eksperiencës time personale. Videot obligative e ato bonus mësimet e kanë bërë të mundur zgjerimin e njohurive në program edhe përtej pritshmërive.
P.s një falenderim i veçantë shkon për Freskimin për gadishmërinë e tij për t’u përgjigjur pyetjeve të shumta si ne takimet LIVE ashtu edhe në grupin e studentëve :)

25 Shtator 2022 - nga Jara : Sa i përket prishtmërisë që i kamë lidhur me trajnimin, jamë mjaft e kënaqur me arritjet e mija si dhe me mënyrën e shpjegimit të mësimeve.

24 Shtator 2022 - nga Enri : Archicad Essential BIM Training nga archiEDU ishte pikënisje dhe përvojë e rëndësishme për mua. Unë zgjodha Archicad si software për të testuar idetë në një mënyrë më të shpejtë. Faleminderit archiedu!

23 Shtator 2022 - nga Yllnora : Trajnimi i mbajtur gjatë këtyre dy muajve mund të them që ka pasur një efekt pozitiv tek unë. Njohuritë e përfituara në këtë trajnim po më shërbejnë jashtëzakonisht shumë në punën që bëjë.
Sa i përket materialeve rreth trajnimit dhe rrjedhës së tij, çdo gjë ishte e kuptueshme dhe e arsyeshme. Edhe pse shumicen e kohës në punën që bëjë me Archicad është programi që përdorim më së shumti, njohurit e mara në trajnim ishin një risi për mua. Sigurisht që informacioni rreth Archicad-it nuk mbaron këtu, Presim trajnimet e radhës me suksese më të larta.

22 Shtator 2022 - nga Atdhe : Ky trajnim për mua personalisht ka qenë shumë i nevojshëm, pavarësisht njohjes së më hershme me pogramin Archicad. Gjithmonë ka pasur hapësirë për gjëra të reja rreth pogramit e që me këtë trajnim shumë gjëra i kam përvetësuar duke e bërë ma të lehtë punën time.
Kjo ka ndikuar që të jem më efektiv në punën time të përditëshme që e bëj, të jem më i shpejt në realizimin e punëve dhe mos ti kem më problemet që i kisha para trajnimit.
Kjo nuk do të thot që me këtë trajnim eshte plotësuar e gjithë nevoja ime rreth avancimit tim, por prap shpreh interesimin e avancimit të mëtutjeshëm rreth Archicad-it.

21 Shtator 2022 - nga Shkëlqesa : Ju përgëzoj për kualitetin e trajnimit ONLINE! Stafi është profesional dhe gjithmone në gadishmëri për të asistuar dhe sqaruar deri në çdo detaj. Ishte nje eksperiencë pozitive!

06 Korrik 2022 - nga Durojeta : Përkushtimi, sjellja shembullore, energjia pozitive, gadishmëria e përgjigjeve në çdo kohë, struktura e trajnimit, të gjitha këto e kanë bërë këtë Trajnim të jetë shumë i suksesshëm dhe atraktiv.
Ishte një Trajnim shumë i duhur dhe i rëndësishëm për mua. Shpresoj të takohemi edhe në Trajnimet e tjera. Ia sugjeroj të gjithë studentëve të arkitekturës dhe dizjanit të enterierit. Ishte kënaqësi të jem pjesë e këtij Trajnimi! Ju uroj shume suksese tutje dhe ju lumtë për të gjithë angazhimin dhe potencialin që keni! Çdo të mirë, Durojeta B.

05 Korrik 2022 - nga Labinot : Duke kaluar një muaj e disa ditë intenzive së bashku me Grupin e Trajnimit ONLINE, mendoj që pritshmëritë e mija kanë kaluar të githa kufinjtë sa i përket trajnimit Online në Archicad 25. Videot, takimet LIVE, si dhe mënyra se si janë trajtuar të gjitha problemet nga stafi ArchiEDU ka qenë perfekte.
Vetëm një kërkesë e kam… do të dëshiroja që së bashku me Trajniin ONLINE në Archicad, t’a bashkangjitni edhe Trajnimin në Photoshop ose ndonjë program të ngjajshëm, për ta kompletuar prej A deri në Zh një projekt. Ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme ;)

04 Korrik 2022 - nga Flutura : Shumica e studenteve, kur mbarojne studimet, gjinden para nje udhekryqi ku vendimmarrja është shumë e vështirë. Pikërisht në pyetjen: "Tani nga të shkoj?" ose "Tani çfarë më duhet?", të pakët janë ata që kerkojnë mundësi të reja zhvillimi dhe arritje ne jetet e tyre.
Jam shumë falenderuese që kam qenë pjesë e një trajnimi të atille ku mësimet ideale bëhen realitet. Me shumë teknika efikase, me punë të palodhshme, me ekip shumë profesionale pata nderin që të mbaroj Trajnimin në archiEDU, të shumëta janë përparësitë, e mangsit nuk egzistojn fare. Unë personalisht kamë përvoje të jashtëzakonshme nga koha që isha pjesë e trajnimit, dhe do i'a rekomandoja çdo studenti qe mbaron studimet e Arkitekturës.

03 Korrik 2022 - nga Menduha : Pershendetje stafi i ArchiEDU-se, Fillimisht dua te j'u pergezoje per kulturen, seriozitetin dhe produktivitetin e kompanise tuaj, te cilin e keni rrezatuar edhe tek secili pjesemarres i grupit! Perfitimet dhe njohurit qe kam marre nga ky kurs, gjate ketyre diteve/muajve per mua kane qene te shumta dhe te gjitha shume domethenese ne aspektin profesional.
Por ajo çka më ka lënë përshtypje më së shumti janë vlerësimet dhe lavdërimet të cilat nuk i kanë kursyer asnjëherë për të gjithë ne, qoftë edhe për punën më të vogël, duke na motivuar dhe inkurajuar për të vazhduar edhe me fuqishëm. Shumë suksese edhe më tutje në kompaninë tuaj - ArchiEDU, Faleminderit që jeni treguar kaq të mirë në çdo aspekt! M.D

02 Korrik 2022 - nga Qëndrimi : Çdo gjë ishte përfekte. Kam mësuar shumë nga kursi dhe ua propozoj të gjithë atyre që me të vërtetë dëshirojnë ta mësojnë Archicad-in. Ju përgëzoj për shpjegimet. Faleminderit shumë, Vendimi më i mirë që kam qenë pjesë e këtij trajnimi. :).

30 Qershor 2022 - nga Xhulia : Ishte një eksperiencë shumë e mirë.


Student’s feedback | Sondazh nga Studentët që kanë përfunduar Trajnimin ONLINE

Sa e kishit rekomanduar një kolegë për ta përcjellur Trajnimin ONLINE në Archicad? (1 - Min, 5 - Max)

Sa jeni të kënaqur me materialin e trajnimit? (1 - Min, 5 - Max)

Sa i ka përmbushur pritshmëritë e juaja trajniminë Archicad | Essential BIM Trainings?

Apliko | Programi | Punimet e studentëve | Reviews | Çertifikimi | Kalendari

  • The list of the Certified students are from the database starting from July 2020

  • To be recognized as Certified Students in Archicad - Essential BIM Training, all attendees must complete the minimum requirements of 80 Points out of 160 Points from the Assignments and quizzes.

  • To be recognized as Outstanding Performance in Archicad - Essential BIM Training, all attendees must complete at least 120 Points out of 160 Points from the Assignments and quizzes.

STUDENTS with OUTSTANDING Performance


CERTIFIED STUDENTS


TOP 20 - Students (Online Trainings)

Rrezultatet e arritura me Outstanding Performance janë nga Trajnimi ONLINE

Keni ndonjë pyetje?

Na shkruani në info@archiedu.com