KONKURS PUNE

 

Puna në ArchiEDU, nënkupton involvim në një ambient kreativ, miqësor, social, kolegial, me përfshirje në projekte vendore e ndërkombëtare të profileve dhe përmasave të ndryshme – të gjitha të zhvilluara me mënyrën e punës BIM (Building Information Modeling), me vlerësim periodik, progres dhe trajnime e edukime të vazhdueshme për stafin.

ArchiEDU është në kërkim të personave kreativ, të motivuar dhe të gatshëm për t’ju bashkangjitur super ekipit aktual, per një rrugëtim drejt sukseseve të përbashkëta. Në vazhdën e avansimit dhe zgjerimit të ekipit, ju ftojmë të aplikoni në këto pozita të punës, të profileve të ndryshme:


Pozita: Junior Arkitekt/e

Lokacioni: ArchiEDU HQ, Dragodan, rr. Radovan Zogovic (afër Komunës së Prishtinës, ndërtesa e re), Prishtinë
ArchiEDU | SHAK Office, Rr. Fehmi Agani, City Center (afër Che-Bar Caffe), Prishtinë

Arkitektët të cilët janë të gatshëm të përkushtohen në profesionalizim, avansim dhe zhvillim tutje të karrierës së tyre në ArchiEDU.

Detyrat: Asistimi në zhvillimin e projekteve arkitektonike, krijimi i 3D modeleve dhe dokumentacioneve të projekteve arkitektonike.

Përgjegjësitë: Bashkëpunimi me menaxherin e projektit dhe pjesën tjetër të ekipit të involvuar në projekt, plotësimi i detyrave të specifikuar nga menaxheri si dhe të kontriboj me zgjidhje kreative në sfidat e ndryshme të projektimit.

Përvoja: Diplomë Bachelor në Arkitekturë, aftësi në softuerët e projektimit (si Archicad). Preferohet përvoja e nivelit fillestar në arkitekturë.

Puna në archiEDU përfshin involvimin në faza dhe procese diversive të projektimit BIM - nga inçizimi i gjendjes ekzistuese (Scan2BIM), koncepti e deri në realizimin e projekteve.


Pozita: Senior Arkitekt/e

Lokacioni: ArchiEDU HQ, Dragodan, rr. Radovan Zogovic (afër Komunës së Prishtinës, ndërtesa e re), Prishtinë
ArchiEDU | SHAK Office, Rr. Fehmi Agani, City Center (afër Che-Bar Caffe), Prishtinë

Arkitekët të cilët kanë vullnet dhe interesim të avansojnë tutje, duke ju bashkangjitur ekipit tonë.

Detyrat: Drejtimi i projekteve arkitektonike, mbikëqyrja profesionale e procesit të projektimit dhe zbatimit dhe koordinimi me klientët, Inxhinierët e lëmive të ndryshme si dhe ekipet e ndërtimit.

Përgjegjësitë: Sigurimi që projektet plotësojnë kërkesat e cilësisë, kohës dhe buxhetit, mentorimi i stafit të ri dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët.

Përvoja: Master në arkitekturë, përvojë profesionale në hartimin e projekteve arkitektonike, aftësi të forta drejtuese dhe aftësi në programet e projektimit dhe menaxhimit të projekteve (Archicad, etj.).

Puna në archiEDU përfshin involvimin në faza dhe procese diversive të projektimit BIM - nga koncepti e deri në realizimin e projekteve në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar.


Pozitë: Menaxher Gjeneral
archiEDU
| BIM Training Center

Lokacioni: ArchiEDU Office, Qendër (Sheshi Nëna Terrezë), rr. Fehmi Agani, No.12 4/5, Prishtinë

Ky rol është kritik për të siguruar që Qendra e Trajnimit archiEDU | BIM Training Center të funksionojë në mënyrë efektive dhe të vazhdojë të ofrojë edukim dhe trajnim të cilësisë së lartë në lidhje me fushën e Arkitekturës, Inxhinierisë dhe Ndërtimit. Menaxheri i Përgjithshëm do të luajë një rol kyç në formimin e profesionistëve të ardhshëm të industrisë së Arkitekturës, Inxhinierisë dhe Ndërtimit.

Detyrat: Mbikëqyrja operative e Qendrës së Trajnimit archiEDU | BIM Training Center, duke përfshirë zhvillimin e programit/kurrikulave, menaxhimin e stafit dhe marketingun.

Përgjegjësitë: Zhvillimin dhe zbatimin e planeve strategjike për qendrën e trajnimit, sigurimin e cilësisë së kurrikulave të trajnimeve, menaxhimin e buxheteve dhe ndërlidhja me partnerët e industrisë. Përgjegjës për avancimin e trajnimeve dhe zhvillimit profesional.

Përvoja: Kërkon aftësi të forta drejtuese dhe organizative, përvojë në arsim ose trajnim, eksperiencë në menaxhimin e institucioneve arsimore ose trajnimeve, dhe aftësi në zhvillimin e kurrikulës dhe menaxhimin e stafit. Profesioni i arkitekturës ose dizajnit është i dobishëm për të kuptuar nevojat specifike të trajnimit në këto fusha.


Pozitë: Asistente Administrative

Lokacioni: ArchiEDU HQ, Dragodan, rr. Radovan Zogovic (afër Komunës së Prishtinës, ndërtesa e re), Prishtinë

Ky rol është jetik në sigurimin e funksionimit të qetë të studios dhe ofrimin e mbështetjes thelbësore për stafin arkitekturor.

Detyrat: Trajtimi i detyrave gjenerale administrative, duke përfshirë caktimin e takimeve, organizimin e dosjeve dhe menaxhimin e korrespondencës. Ofron mbështetje për ekipin arkitektonik dhe ndihmon në detyrat e menaxhimit të zyrës.

Përgjegjësitë: Menaxhimi efikas i mjedisit të zyrës për të siguruar funksionim të qetë. Përfshin detyra si përgatitja e procesverbaleve të takimit, komunikimet me email dhe mirëmbajtja e furnizimeve të zyrës. Gjithashtu përgjegjës për mbështetjen e departamenteve të ndryshme me detyra klerikale dhe ndihmën në koordinimin e ngjarjeve ose takimeve të zyrës.

Përvoja: Të ketë aftësi të mira organizative, aftësi në softuerin e zyrës (si p.sh. Microsoft Office Suite), aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të kryer shumë detyra në mënyrë efektive. Përvoja e mëparshme në një rol administrativ, veçanërisht në një firmë arkitektonike ose projektimi, është e dobishme, por jo e detyrueshme.


Afati i aplikimit është deri me 17.01.2024

 

Stop by or get in touch

KOSOVË

ArchiEDU HQ

address:
Dragodan, st. Radovan Zogovic, No.97, Bll.C3/A4
10000 Prishtinë, Kosova

mob:
+383 (048) 771-500
+383 (044) 777-500

email:
info@archiedu.com

web:
www.archiedu.com

 

KOSOVË

ArchiEDU | BIM Training Center

address:
Boulevard "Nëna Tereza", st. Fehmi Agani, No.12 4/5
10000 Prishtinë, Kosova

mob:
+383 (049) 145-820
+383 (044) 145-820

email:
info@archiedu.com

web:
www.archiedu.com

 

KOSOVË

ArchiEDU
SHAK Office

address:
City Center, St. Fehmi Agani (near Che-Bar caffe)
10000 Prishtinë, Kosova

mob:
+383 (049) 145-820
+383 (044) 145-820

email:
info@archiedu.com

web:
www.archiedu.com

 

ALBANIA

ArchiEDU Albania

address:
Te Blloku, st. Pjetër Bogdani, Bl.No.10, H.5, Ap.28, 7th floor
1019 Tiranë, Albania

mob:
+355 69 581-5808

email:
info@archiedu.com

web:
www.archiedu.com