BIM Track Plug-in për Archicad

plugin_bimtrack_Plan-de-travail-1.jpg

ABVENT lanson falas plug-in BIM Track për Archicad e cila mundëson koordinimin e BIM projekteve direkt nga Archicad.

Web platforma e sigurt e BIM Track mundëson koordinimin optimal të projekteve dhe ekipeve, duke mundësuar komunikim të rrjedhshëm dhe të shpejtë ndërmjet të gjithë personave të involvuar në BIM projekt. Kjo platformë pranon fajlla të ndryshëm, të programeve të ndryshme siç janë Archicad, Revit, Tekla, Naviswork, Solibri, etj duke na mundësuar komunikimin ndërmjet ekipeve të ndryshme dhe klientit, si dhe i përmbledh të gjitha problemet nga ekipet e ndryshme në një vend të përbashkët.

Plug-in BIM Track për Archicad, hapet direkt në hapësirën e Archicad-it, dhe gjitha qka duhet bërë është që të identifikosh ndonjë problem në Archicad dhe të delegosh atë personit apo ekipit përgjegjës. Atyre ju shfaqet në kohë reale problemi i identifikuar direkt në BIM Platformën e tyre, e gjithashtu edhe në BIM Track platformën e cila edhe dërgon njoftimin të të gjithë personave të involvuar në atë problem.