Përmirësimet në platforma
Përmirësimet në platformën Mac dhe Windows
ArchiCAD 22 ofron përmirësime të mëdha në mjedisin e punës për përdoruesit e të dy platformave, Mac dhe Windows.
Navigimi i ri bazuar në TAB, të inspiruar nga Web shfletuesit, e bën shumë më të lehtë qasjen në pamjet e ndryshme të projektit si dhe kontrollimin e BIM projekteve. Gjithashtu, në versionin Mac ARCHICAD 22 mundëson punën në ekran të plotë (full-screen), dhe bën të ndjehet si BIM aplikacioni më "natyral" në Mac.
ARCHICAD 22 për Mac
ARCHICAD 22 prezanton "Tab Bar" për përdoruesit Mac, duke ofruar përmirësimet më të fundit në interfejsin grafik. Ju mund të zgjidhni ndërmjet interfejsit "unified/single" për të suportuar përdorimin në ekran të plotë (Full Screen), si dhe duke përfituar nga përmirësimet tjera të ofruara nga Mac OS X 10,10 (Yosemite).
Në ArchiCAD 22 shumë më lehtë mund të ndryshohet madhësia e ekranit apo të kaloni në ekran të plotë (Full screen mode) me një klik të vetëm.
Arkitektët mund të qasen në shtegun e fajllit (file path) të projektit nga "header".
Të gjitha paletat tani janë të ankoruara në dritaren kryesore të ArchiCAD, duke lehtësuar punën gjatë kalimit nëpër aplikacionet tjera.
ARCHICAD 22 për Windows
ARCHICAD 22 prezanton "Tab Bar" për qasje më të lehtë ndërmjet pamjeve të ndryshme të projektit. Puna me "Tab" nuk është ndonjë risi që nevojitet për tu mësuar sepse jemi njoftuar edhe më herët gjatë përdorimit të internetit me browser/shfletues të ndryshëm.
Duke përfituar nga përpunimi i të dhënave në "Background Processing", tani edhe më të shpejtë, "Tab Bar" mundëson kalimin ndërmjet Bazave, Prerjeve, Dukjeve, dhe 3D Modelit.
Me "Tab Bar", arkitektët tani mund të qasen në pamje të ndryshme të projektit në mënyrë të menjëhershme dhe të organizuar. Suportimi i "Background Processing" e bën të mundshme kalimin ndërmjet këtyre pamjeve shumë shpejt, sa që nuk kemi nevojë të prisni për kalkulime të shumta gjatë navigimit të projektit.